Lifestyle 24 Dhjetor 2024, 12:45 Nga VNA

Si ndikon mungesa e gjumit në çrregullimin e hormoneve dhe oreksin e tepërt

Ndaje në Whatsapp
Si ndikon mungesa e gjumit në çrregullimin e hormoneve dhe oreksin e

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët.

Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë.

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme.

Mungesa e gjumit ndikon edhe tek sasia dhe cilësia e ushqimit që hamë.

Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin.

Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë.

Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Zbatoni këshillat e AgroWeb.org për të fjetur si duhet dhe shtruar themelet e mirëqenies suaj së përgjithshme.

Vendosni Objektiva

Vëjini qëllim vetes që të flini të paktën 7 orë në natë.

Kur të zgjoheni do të jeni në gjendje të merrni vendime të zgjuara edhe për ushqyerjen dhe aktivitetin fizik.

Me gjumin vjen edhe motivimi dhe vullneti për të pasur një jetë të shëndetshme.

Vendosni Një Orar Gjumi Dhe Përmbajuni Atij

Hapi i parë drejt arritjes së gjumit cilësor është që të vendosni orare dhe t’i respektoni ato.

Mbani telefonin larg që të mos tundoheni nga rrjetet sociale.

Ushqehuni Shëndetshëm

Kur trupi dhe truri janë të lodhur, njeriu i keqinterpreton sinjalet e urisë.

Prandaj herën tjetër që ndiheni të lodhur dhe të uritur, përpiquni të mos njësoni të dyja ndjesitë.

Është shumë e lehtë që lodhja të ngatërrohet me urinë.

Merreni Shtruar

AgroWeb.org ju këshillon të përpiqeni që të përmirësoni frymëmarrjen, të qetësoheni, të meditoni dhe të largoni mendjen nga shqetësimet e ditës.

Merreni shtruar me gjumin, shtrihuni përpara orës së fjetjes dhe përpiquni që të qetësoheni.

Gjumi cilësor shpërblen, dhe jo vetëm paraqitjen tuaj të jashtme./AgroWeb.org

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme