Lifestyle 30 December 2024, 11:55 Nga VNA

Big Brother/ Briseida dhe Jori: “Gjithçka e inskenuar, na udhëzonin çfarë të bënim”

Ndaje në Whatsapp
Big Brother/ Briseida dhe Jori: “Gjithçka e inskenuar, na

Briseida dhe Jori, dy konkurrentë që qëndruan për katër ditë në shtëpinë e xhuxhave të “Big Brother VIP”, kanë bërë akuza të forta pas eliminimit të tyre. Ata nuk arritën të futeshin në shtëpinë e madhe për shkak të televotimit, por sipas tyre, vendimi nuk u mor nga publiku, por nga produksioni.

Në një deklaratë për mediat, çifti tha:

“Mos harxhoni lekët kot duke votuar, produksioni vendos çdo gjë. Televotimi është një fasadë. Ajo që shihet në TV nuk ka lidhje me realitetin. Ne na thoshin çfarë të bënim dhe çfarë të thoshim. Ishte gjithçka e inskenuar.”

Sipas tyre, qëndrimi në shtëpi ishte një eksperiencë ndryshe, por e mbushur me padrejtësi dhe manipulime.

“Populli është i zgjuar dhe e kupton çfarë ndodh. Ne e provuam këtë eksperiencë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen, por gjithçka brenda ishte një skenar.”

Deklaratat e tyre kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke hedhur dyshime mbi transparencën e formatit. Ndërkohë, produksioni i “Big Brother VIP” nuk ka reaguar ende për këto akuza.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme