Lifestyle 29 Dhjetor 2024, 23:12 Nga VNA

Shkencëtari që parashikoi jetën tonë 1 shekull më parë

Ndaje në Whatsapp
Shkencëtari që parashikoi jetën tonë 1 shekull më

Kur shkencëtari dhe shpikësi, Prof. Archibald Montgomery Low parashikoi “një ditë në jetën e një njeriu të së ardhmes” një shekull më parë, profecitë e tij u hodhën poshtë si “imagjinatë e çmendur”.

“London Daily News” shkroi në vitin 1925 se këto parashikime ishin “të tmerrshme” si zgjimi nga ora e alarmit të radios, komunikime “me radio personale”, mëngjes “me altoparlantin që jep lajme dhe pamje televizive të ngjarjeve”, pazar duke ecur në shkallë dhe trotuare që lëvizin.

100 vjet pas botimit të librit të tij “The Future”, disa nga parashikimet e tij rezultoi të ishin të vërteta. Të tjera, duke përfshirë edhe profecinë e tij se të gjithë do të mbanin kostume dhe kapele me copë sintetike, më pak.

Studiuesit e shërbimit të gjenealogjisë në internet, “Findmypast” kanë nxjerrë parashikimet e Low nga arkivi dixhital i gazetave historike që janë në dispozicion të publikut. Ato i kanë përfshirë në një koleksion në faqen e tyre të internetit ku ndodhen edhe parashikime të bëra për vitin 2025 nga njerëzit e një shekulli më parë.

Low, i lindur në 1888, ishte një inxhinier, fizikant hulumtues, shpikës dhe shkrimtar. Si pionier në shumë fusha, ai shpiku dronin e parë, punoi në zhvillimin e televizionit, u njoh si “babai i sistemeve të drejtimit të radios” për punën e tij në aeroplanë, silurë dhe raketa të drejtuara dhe thuhet se shmangu të paktën dy atentate nga ana e gjermanëve.

Në vitin 1925, ai parashikoi se si altoparlantët e shtëpisë dhe “një makinë televizive” do të zëvendësonin “letrën e figurave” apo gazetat, për informacion dhe argëtim. Sipas tij aksesi në transmetimin global do të behej me shtypjen e një butoni si dhje do të kishte kamera sekrete dhe pajisjeve dëgjimi për të kapur kriminelët.

Ai parashikoi përdorimin e trotuareve dhe shkallëve lëvizëse si dhe të “telefonave automatikë” me anë të marrjes së numrit të duhur çdo herë, në krahasim me telefonat me boshtin rrotullues të viteve 1920.

Disa përfytyrime të çuditshme përfshinin mënyra të reja të ndriçimit të rrugëve me anë të bimëve (1926), avionë uji të ngarkuar elektrikisht për të zëvendësuar kalorësinë (1923) dhe komunikim elektrik mendje-mëndje (1925). Të tjera, të tilla si gratë me pantallona duke u bërë normë (1924) dhe përcaktimi i seksit para lindjes (1926) duket se gjithashtu i ka qëlluar në shenjë.

Investimi në energjinë e erës dhe diellit në det të hapur duket se përmbush një tjetër parashikim. Sipas tij “era dhe baticat duhet të shfrytëzohen në shërbim të njeriut”. Një tjetër ishte: “Jeta duhet bërë shumë më e lehtë me përdorimin e makinerive që do të bëjnë të gjithë punën e rëndë dhe të pakëndshme”.

Njerëzit “do të zgjohen në mënyrë të përpiktë nga një orë alarmi radioje e vendosur për të marrë sinjalin e caktuar në kohën kur ai dëshiron të ngrihet”. Para shpikjes së alarmeve të automatizuara, njerëzit në Britani zgjoheshin për punë nga një “trokitje” herët në mëngjes nga një person që shkonte derë më derë duke goditur xhamat e dritareve me një shkop të gjatë prej druri. Kjo vijoi deri në vitet 1940 – 1950. Megjithatë, parashikimi i Low që ora e ziles do të vendosej në “ndoshta 9 e gjysmë” ishte optimist.

Një tjetër profeci, se çdo mëngjes njerëzit do të shijonin “disa çaste trajtime me dritë radioje ose masazh për të mbajtur trupin në formë dhe vigjilent për punët e ditës”, duket se prek tendencat moderne të shëndetit dhe mirëqenies së sotme.

Jen Baldwin, një specialiste në Findmypast, e cila ka më shumë se 87 milionë faqe të dixhitalizuara gazetash historike, tha: “Është e mahnitshme që një shekull më parë, një shkencëtar vizionar mund të parashikonte sesi teknologjia në zhvillim, në fillimet e saj në atë kohë, mund të kishte ndryshuar botën deri në vitin 2025. Të bën të ndalosh për të pyetur veten se si përparimet që shohim sot rreth nesh do të përjetohen nga pasardhësit tanë.”

Low, i cili vdiq në moshën 68-vjeçare dhe vazhdoi të bënte parashikime gjatë gjithë jetës së tij. Jo të gjitha u pritën mirë. Në vitin 1929, “Daily Express” raportoi me zemërim, profesori ishte në një farë mënyre një “konservator i thekur” i cili kishte deklaruar se do të kalonin shekuj para se “gratë t’u afroheshin burrave në inteligjencë” dhe më pas ato do të merrnin “karakteristikat fizike të burrave”.

“Një mjeke në Mynih ka parashikuar se femrat që krehin flokët me kalimin e kohës do të kenë mjekër. Ajo dhe profesori Low duhet të takohen” – ironizonte në atë kohë gazeta./The Guardian

 

Video

Ndeshja mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe incidenteve në stadium. Gjatë takimit nuk munguan përplasjet në distancë mes tifozerive, ndërsa në përfundim të ndeshjes pati edhe konfrontime në hollin e stadiumit, fillimisht mes lojtarëve dhe më pas edhe mes një pjese të tifozëve të të dy skuadrave. Në këtë ndeshje ishin të angazhuara forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë. Policia ndërhyri për të qetësuar situatën brenda stadiumit dhe më pas largoi tifozët edhe në zonën jashtë tij. Sa i përket rezultatit sportiv, ndeshja përfundoi me fitoren 2–1 të KF Elbasani

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme