Lifestyle 7 Janar 2025, 08:02 Nga VNA

A ndihmojnë vërtetë suplementet në forcimin e imunitetit?

Ndaje në Whatsapp
A ndihmojnë vërtetë suplementet në forcimin e imunitetit?

Që prej fillimit të vitit kryefjala e mjeksisë është rritja e imunitetit dhe mbrojtja e organizmit.

Kjo më së shumti për shkak të virusit Covid-19, por edhe sepse ndodhemi pikërisht në sezonin e viruseve, alergjive dhe motit të ftohtë.

Po në këtë periudhë shitjet e suplementëve pësuan rritje për shkak të kujdesit që çdo qytetar duhet të tregojë për veten.

Por sa ju ndihmojnë këto suplemente në të vërtetë në rritjen e imunitetit?

Çfarë thonë mjekët

Barry Fox,  specialist i sëmundjeve infektive në Shkollën e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik të Universitetit të Uiskonsin në SHBA thotë se nuk ka një ilaç apo kurë magjike që mund të forcojë imunitetin.

Çdo gjë varet tek jeta e përditëshme dhe kujdesi që tregoni për trupin tuaj në çdo moment.

Ekspertët thonë se një dietë e mirë, gjumë i qetë për 7-8 orë dhe stërvitje e rregullt është çelësi për një sistem imunitar të fortë.

Eleminimi i stresit dhe qetësimi i mendjes me anë të meditimit, terapive të tjera pao thjesht shëtitjeve relaksuese gjithashtu ndihmojnë në shëndet të mirë të të gjithë organizmit.

Suplementet janë vetëm shtesa të cilat e ndihmojnë trupin, apo zëvëndësojnë ndonjë mungesë të vogël vitamine, por nuk mund të kryejnë të gjithë punën.

Gjithashtu ekspertët thonë se gjithnjë duhet të mbani në mendje se suplementet mbajnë një sasi të përqëdruar dhe shumë të vogël të vitaminës në vetëvete.

Prandaj fokusohuni fillimisht tek një jetë e shëndetëshme për rezultate të sigurta në organizëm.

Si veprojnë vitaminat?

Vitamina C

Një nga më të përfolurat dhe më të njohurat si forcuese e imunitetit.

Në të vërtetë vitamina C nuk ka ndonjë rol në parandalimin e sëmundjeve respiratore.

Kjo vitaminë mund t’ju ndihmojë të kaloni më shpejt gripin dhe të ftohurat, por jo t’i parandalojë ato.

Marrja e vitaminës C me rreth 1 gramë çdo ditë ul efektin e sëmundjeve virale me 8% tek te rriturit dhe me 14% tek fëmijët.

Ndërsa për Covid-19 dhe këtë vitaminë ekspertët thonë se ende nuk ka asgje të vërtetuar me saktësi, gjithësesi ka të dhëna se kjo vitaminë mund të ndihmojë.

Gjithësesi mbani në mendje se nuk duhet të kaloni dozën e 500 mg në ditë pasi mund të keni probleme të stomakut apo veshkave.

Vitamina D

Vitamina D njihet që është “vitamina e diellit” dhe shumë studime kanë treguar se mund të ndihmojë në largimin e të ftohurave apo gripit.

Ekspertët në këtë periudhë e këshillojnë që ta merrni çdo ditë apo të paktën një herë në javë.

Studime të tjera tregojnë se personat me një nivel të ulët të vitaminës D kanë qenë më të ekspozuar ndaj Covid-19.

Është e rëndësishme që para se ta merrni të këshilloheni me një mjek apo farmacist për të mos kaluar dozat e duhura ditore për ju.

Pasi egziston një rrezik i intoksikimit të trupit nga kjo vitaminë.

Mund të ndjeni marramendje, të vjella, dhimbje apo probleme të veshkave.

Vitamina E

Vitamina E ka një rol të veçantë në përimirësimin e funksionit munitar tek të moshuarit.

Një studim i The Journal  i Shoqatës Mjekësore Amerikane zbuloi se, me vetëm 130 mg në ditë nga kjo vitaminë për një vit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e prekjes nga infeksionet e ndryshme të frymëmarrjes.

Zinku

Nuk ka të dhëna të qarta të cilat thonë se zinku mund të largojë apo parandalojë viruset.

Gjithësesi njihet si një metodë që mund të zbusë simptomat evirusit që mund të jeni duke kaluar me 30%-40%.

Probiotikët

Nga ana tjetër probiotikët janë provuar se mund të ju ndihmojnë që të largoni infeksionet respiratore në një periudhë më të shkurtër.

Gjithnjë para se t’i merrni këta suplementë konsultohuni me një mjek për dozat e duhura./AgroWeb.org

 

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme