Lifestyle 6 January 2025, 08:37 Nga VNA

Si të zvogëloni thartirën apo acidet në organizëm

Ndaje në Whatsapp
Si të zvogëloni thartirën apo acidet në organizëm

Ushqimi i sotshëm përfshin ushqimin e përpunuar, mish, prodhime të qumështit, vezë, miell të bardhë, sheqer dhe lëngje të gazuara. Prandaj, nuk çudit fakti se shumica e njerëzve kanë sasi të mëdha të acideve në organizëm.

Mos t’ju mashtrojë termi “I thartë”

Fakti se disa ushqime kanë shije të thartë nuk do të thotë se ndikon të keni një organizëm me acide – shpesh është e kundërta. Për shembull, limoni është shumë i thartë, por me shkëmbimin e tij në tretje shndërrohet në gjendje bazike.

Si ta ktheni ekuilibrin e organizmit?

Për shëndet optimal në menynë tuaj duhet të gjenden 70-80 për qind ushqime alkaline, e vetëm 20-30 për qind jo të tharta.

Ja çfarë duhet bërë ta zvogëloni thartirën apo acidet: 1. Pini së paku 2 litra ujë në ditë 2. Pini lëngje dhe përzierje lëngjesh me pemë e perime, çaj të bimëve dhe të gjelbër 3. Konsumoni qumësht kokosi apo bademi 4. Ushtroni, sepse kjo ndikon pozitivisht në organizmin tuaj 5. Pakësoni konsumimin e prodhimeve të qumështit, drithërave dhe ushqimeve të përpunuara 6. Hani më shumë ushqime alkaline, si avokado, brokoli, lakër jeshile, selino, tranguj, spinaq, limon, banane, badem, shalqi dhe sa më shumë sallata.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme