Lifestyle 7 January 2025, 14:54 Nga VNA

Metapneumovirusi dhe disa këshilla që i duhen çdonjërit prej nesh

Ndaje në Whatsapp
Metapneumovirusi dhe disa këshilla që i duhen çdonjërit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar disa informacione të përgjithshme lidhur me metapneumovirusin, referuar të dhënave deri më 5 Janar 2025.

Çfarë është Metapneumovirusi Njerëzor (hMPV)? Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarë holandezë. Ai shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. Virusi ndjek një model sezonal, duke arritur kulmin në dimër ose në fillim të pranverës. Si përhapet hMPV? Cërklat e prodhuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes.Kontakti i ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve.Prekja e sipërfaqeve të kontaminuara dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve. Simptomat kryesore Simptomat përfshijnë kollë, ethe, bllokim të hundëve dhe fishkëllima gjatë frymëshkëmbimit. Shumica e rasteve janë të lehta, me simptoma të ngjashme me rrufën e zakonshme. Kush është në rrezik? Foshnjat dhe të moshuarit.Personat me imunitet të dobësuar.Individët me sëmundje të mushkërive si astma, COPD ose emfizema. Pasojat e mundshme Në raste të rënda, hMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek grupet e rrezikuara. Si të parandalojmë përhapjen e hMPV? Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.Mbani maska në ambiente të mbushura ose të ajrosura dobët. Mbuloni kollën dhe teshtitjen me pecetë ose bërryl të përthyer. Lani duart shpesh me ujë dhe sapun.Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara.Ndiqni këshillat e mjekut dhe merrni vaksinat e rekomanduara.A ka trajtim ose vaksinë kundër hMPV?Aktualisht nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV. Kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik. Medikamentet pa recetë mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, ndërsa inhalatorët mund të përshkruhen për pacientët me fishkëllimë ose kollë të rëndë. Situata aktuale në Kinë Sipas raportit të fundit të 2 janarit 2025 nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, niveli i infeksioneve respiratore (përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV) është në rritje të pritur për dimrin, por në krahasim me vitin e kaluar aktiviteti i gripit është më i ulët. Mesazhi për qytetarët: Parandalimi i përhapjes së hMPV dhe patogjenëve të tjerë respiratorë është i mundur duke ndjekur masat bazë të higjienës dhe këshillat mjekësore.

Këto masa përfshijnë:

  • ‌qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë,
  • ‌ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët,
  • ‌ mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer,
  • ‌ praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara,
  • ‌ marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme