Lifestyle 9 January 2025, 08:00 Nga VNA

Pse JLo nuk po heq unazën e fejesës prej 5 milionë dollarësh nga Ben Affleck?

Ndaje në Whatsapp
Pse JLo nuk po heq unazën e fejesës prej 5 milionë dollarësh

Jennifer Lopez zyrtarisht po vazhdon jetën e saj, por ajo po merr me vete një pjesë të madhe të së kaluarës së saj: atë unazën mahnitëse të fejesës me diamant jeshil nga Ben Affleck.

J.Lo nuk po heq dorë nga unaza 8.5 karatësh që Affleck i dha gjatë fejesës së tyre të dytë. Dhe a mund të fajësohet për këtë? Unaza nuk është një bizhuteri e zakonshme. E krijuar me një diamant të rrallë jeshil natyral dhe i rrethuar nga diamante të bardhë në formë trapezi, me një vlerë 5 milionë dollarë (dhe mund të vlejë edhe më shumë, sipas ekspertëve).

Ben nuk zgjodhi vetëm unazë - ai zgjodhi jeshile sepse është ngjyra e preferuar e Jennifer-it.

“Ishte një dhuratë”, tha burimi i brendshëm për OK Magazine. "Vetëm se marrëdhënia nuk funksionoi nuk do të thotë që ajo duhet ta kthejë atë”. Me sa duket, edhe Ben nuk ka kundërshtime për këtë". Ai e ka bërë këtë tashmë dy herë”.  shtoi burimi, duke iu referuar diamantit rozë Harry Ëinston që i dha Lopez-it gjatë fejesës së tyre të parë në vitin 2002.

Pavarësisht ndarjes së tyre, duket se J.Lo dhe Ben po mbajnë një marrëdhënie të mirë. Një burim i tha Page Six muajin e kaluar se të dy janë të përkushtuar të qëndrojnë në jetën e njëri-tjetrit, veçanërisht kur bëhet fjalë për familjen e tyre. “Ata do të vazhdojnë të jenë në jetën e njëri-tjetrit pavarësisht se nuk janë të përfshirë në mënyrë romantike”, zbuloi burimi i brendshëm.

Për J.Lo, unaza nuk është vetëm një bizhuteri, por është pjesë e historisë së saj. Nga fejesa e tyre e parë deri te dashuria e tyre e rindezur dhe më pas ndarja, diamanti jeshil është bërë simbol i një kapitulli shumë të paharrueshëm në jetën e saj.

Pra, ndërsa martesa mund të ketë përfunduar, Jennifer Lopez nuk po i thotë lamtumirë çdo pjese të saj. Ajo po ecën përpara dhe po e bën këtë me një kujtim prej 5 milionë dollarësh të dashurisë që ka qenë dikur.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme