Lifestyle 11 January 2025, 17:41 Nga VNA

Nga gjumi te dieta, 8 zakone për t'a mbajtur trurin të ri

Ndaje në Whatsapp
Nga gjumi te dieta, 8 zakone për t'a mbajtur trurin të ri

Nga gjumi te dieta dhe aktiviteti fizik, ja tetë zakone të mira për të ngadalësuar plakjen e trurit, duke mbrojtur potencialisht nga demenca: bëhet fjalë për listën kontrolluese "Life's Essential 8", fillimisht të menduara për shëndetin kardiovaskular, por që, sipas një studimi të koordinuar nga Tianzhou Ma i Universitetit të Maryland-it, funksionojnë edhe për shëndetin e trurit.

Rekomandimet përfshijnë të paktën 150 minuta ushtrime fizike të moderuara, si ecja me hap të shpejtë, në javë; një dietë të shëndetshme të pasur me arra, fruta, perime dhe ushqime integrale; mbajtjen e një peshe të shëndetshme; gjumë prej të paktën 7 orësh në natë; shmangien e duhanit; kontrollin e niveleve të kolesterolit, glicemisë dhe tensionit të gjakut. Ekspertët kanë vlerësuar se për çdo 10 pikë më shumë përputhje me të tetë zakonet, mbi një shkallë nga 0 në 100, truri duket 113 ditë më i ri.

Në punimin e publikuar në platformën Medrxiv, Ma ka analizuar të dhënat nga rezonanca magnetike e pothuajse 19,000 personave të moshës 40 deri 69 vjeç nga Biobanka Britanike. Ai përdori gjysmën e këtyre të dhënave për të zhvilluar një model inteligjence artificiale që mund të parashikojë moshën e trurit të pjesëmarrësve bazuar në karakteristikat e lëndës së bardhë, pjesës së trurit që përbëhet nga nervat dhe është thelbësore për mësimin dhe kujtesën. Me kalimin e moshës, lënda e bardhë tkurret dhe ndryshon në strukturë, gjë që është lidhur me një rrezik të rritur të demencës. Ma më pas përdori modelin e tij për të parashikuar moshën e trurit të gjysmës tjetër të pjesëmarrësve.

Së fundmi, studiuesit u dhanë një pikëzim secilit person mbi një shkallë nga 0 në 100, ku numrat më të lartë tregonin një përputhje më të madhe me të tetë zakonet. Duke kombinuar këto të dhëna, ekipi zbuloi se personat që ndiqnin më nga afër të tetë zakonet e shëndetshme dukeshin se kishin një tru më pak të plakur. Për çdo rritje prej 10 pikësh në pikëzimin e sondazhit, lënda e bardhë e një personi dukej 113 ditë më e re sesa mosha e tyre reale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme