Lifestyle 13 January 2025, 09:21 Nga VNA

Përse fëmijët e preferojnë njërin prind më shumë?

Ndaje në Whatsapp
Përse fëmijët e preferojnë njërin prind më

Një anketim i kryer nga një faqe që i dedikohet vetëm prindërve ka treguar se 90% e prindërve të anketuar kanë thënë se fëmijët e kanë preferuar njërin fëmijë më shumë se tjetrin.

Nëse jeni ballafaquar me të njëjtën situatë, mos e merrni si diçka personale dhe mos dyshoni në aftësitë tuaja si prind.

Ndonëse kjo mund t’jua lëndojë pak ndjenjat, zgjedhja e njërit prind para tjetrit është normale në periudha të caktuara të jetës për fëmijët.

Pra, lajmi i mirë është se favorizimi i fëmijëve është normal, i përkohshëm dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se a jeni prind i mirë apo jo.

Përse ndodh kjo?

Fëmijët dhe adoleshentët mund të shfaqin favorizim në periudha të caktuara të jetës për arsye të ndryshme.

Kur është fjala për bebet, zgjedhja e njërit prind mbi tjetrin është gjë e shëndetshme dhe e domosdoshme për fazën e zhvillimit që lidhet me procesin e përkushtimit.

Qëllimi i kësaj faze është të gjendet personi që e furnizon fëmijën me kujdes të plotë dhe mbështetje.

Kur fëmija të kalojë nëpër procesin e zhvillimit emocional apo pubertetit, ata mund të shfaqin favorizim herë për njërin prind, e herë për tjetrin.

Këshilla e vetme për ju është që të mos insistoni të bëheni prindi favorit i fëmijës, sepse kjo vetëm sa mund ta largojë fëmijën më shumë.

Mbani mend se kjo gjë është normale duke u rritur fëmija dhe do të përfundojë shpejt.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme