Politika 5 November 2024, 10:48 Nga VNA

Çfarë po ndodh me Benet Becin?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë po ndodh me Benet Becin?

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, u bë mbrëmë, pa dashjen e tij, kryefjalë e medias. Shkak ishin lajmet e publikuara për dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të bashkisë, të cilat ai i përgënjeshtroi duke përdorur edhe ironi për mediat që i kishin publikuar.

Megjithatë, zoti Beci nuk përmendi në reagimin e tij akuzën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme, e cila lidhet me kohën kur ai ka drejtuar FSHZH apo KESH. Dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës u shfaq në dyert e SPAK pa dhënë sqarime mbi çështjen për të cilën ishte pyetur nga prokurorët. VNA raportoi mbrëmë se SPAK vendosi zyrtarisht nën hetim Benet Beci, kryebashkiakun e Shkodrës, dhe se atij i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij, Ervin Metalla. Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit gjatë pozicioneve të mëparshme.

Benet Beci konsiderohej një “yll” në ngjitje në Partinë Socialiste, pasi, pas marrjes së drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, ai u emërua edhe drejtues politik i qarkut. Në Shkodër pritet të kandidojë vetë Edi Rama, dhe pyetja që shtrohet tani, që Beci është nën hetim dhe me gjasë së shpejti i pandehur, është nëse kryeministri do të pranojë që përkrah tij në fushatë të jetë një person me probleme me drejtësinë.

Ironia e zotit Beci, nëse jo e nxituar, ishte të paktën e sforcuar, për aq kohë sa as ai vetë nuk e di se si do të përfundojnë hetimet për të. Ndërkohë, ajo që dihet me siguri është se Edi Rama nuk i “amniston” për gjatë ata që hyjnë e dalin nga dera e SPAK-ut.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme