Bota 18 Prill 2026, 15:41 Nga VNA

“Rishfaqet” lideri suprem i Iranit, mesazhi i Mojtaba Khameneit: Dronët tanë i godasin amerikanët si rrufeja

Ndaje në Whatsapp
“Rishfaqet” lideri suprem i Iranit, mesazhi i Mojtaba Khameneit:

Në kuadër të Ditës së Ushtrisë, udhëheqja iraniane ka përcjellë një mesazh të forta drejtuar Forcave të Armatosura, duke theksuar rritjen e fuqisë ushtarake të vendit dhe gatishmërinë për t’u përballur me kundërshtarët.

“Dronët tanë i godasin amerikanët dhe kriminelët sionistë si rrufeja”, thotë ai në Telegram, ndërsa paralajmëron se marina iraniane është gati t’i bëjë armiqtë “të shijojnë hidhërimin e disfatave të reja”.

Në mesazh përdoret një gjuhë e ashpër, ku pretendohet se forcat iraniane kanë ekspozuar “poshtërimin e frontit të kundërshtarëve” në arenën ndërkombëtare.

Ai thekson se kapacitetet ushtarake, përfshirë dronët, janë në gjendje të godasin objektiva me saktësi të lartë, ndërsa paralajmëron se edhe forcat detare janë të përgatitura të shkaktojnë humbje të reja ndaj armiqve.

Në të njëjtën deklaratë, ai i referohet babait të tij, Ali Khamenei, duke e cilësuar si figurë kyçe në forcimin e ushtrisë iraniane dhe transformimin e saj në një aktor të rëndësishëm ushtarak.

Mesazhi përmbyllet me paralajmërimin për forcimin e mëtejshëm të programeve të armatimit.

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme