Bota 18 Prill 2026, 13:31 Nga VNA

Incident në Ngushticën e Hormuzit, Marina iraniane godet dy anije tregtare

Ndaje në Whatsapp

Incident në Ngushticën e Hormuzit, Marina iraniane godet dy anije

Dy anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit thuhet se u sulmuan nga Garda Revolucionare pasi Irani njoftoi një bllokadë të re.

Sakaq, Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar raportojnë se kanë regjistruar një incident pranë ngushticës në verilindje të Omanit.

Në klipin e parë audio, dëgjohet kapiteni i një tankeri indian që u qëllua nga Marina iraniane duke thënë: “Na dhatë leje të lëvizim, pse po na sulmoni?”

Kapiteni i një anijeje cisternë tha se anijes së tij i ishin afruar anije luftarake të Gardës Revolucionare të Iranit, të cilat hapën zjarr, sipas organizatës së drejtuar nga Marina Mbretërore. Por cisterna dhe ekuipazhi i saj thuhet se janë të sigurt.

Në audion e dytë, kapiteni proteston dhe dërgon një sinjal rreziku, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë të vogla.

Më parë, gjatë rihapjes së shkurtër të ngushticës, disa anije kishin filluar të lëviznin nëpër korsinë e transportit detar në atë që Reuters e quajti “lëvizja e parë e madhe” e anijeve në ngushticë që nga fillimi i luftës.

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme