
Hapja e Ngushticës së Hormuzit për lundrim, e njoftuar nga Irani, do t’i japë Irakut mundësinë për të drejtuar mbi 20 milionë fuçi nafte në tregun global nga rajoni i Basrës në Irakun Jugor, sipas mediave ndërkombëtare.
Siç raportohet, vendimi i Teheranit për të hapur plotësisht ngushticën “garanton se rreth njëzet anije cisternë do të jenë në gjendje të lundrojnë nga Iraku në të ardhmen e afërt, të cilat janë të afta të transportojnë rreth 23 milionë fuçi naftë të prodhuar në Basra në tregun global”, .
Rimëkëmbja e lundrimit përmes Hormuzit do të pasohet nga “rifillimi i prodhimit në fushat irakiane në pjesën jugore të vendit deri në kapacitetin maksimal të prodhimit”, shtoi ai.






















