Bota 17 Prill 2026, 09:26 Nga VNA

Revista Time publikon listën me 100 personat më me ndikim për vitin 2026

Ndaje në Whatsapp
Revista Time publikon listën me 100 personat më me ndikim për

Revista prestigjioze Time ka publikuar listën e 100 personave më me ndikim në botë për vitin 2026, ku përfshihen disa nga figurat më të rëndësishme të politikës globale.

Në këtë listë bëjnë pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili përfshihet për herë të pestë në karrierën e tij.

Mes emrave të tjerë të përzgjedhur janë Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio shefi i forcave të armatosura të SHBA-së, Dan Caine si dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff.

Lista përfshin gjithashtu liderë të tjerë politikë si presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani dhe guvernatori i Minnessota Jacob Frey.

Në profilin kushtuar Benjamin Netanyahu, revista thekson se ai konsiderohet ‘përgjegjës për dështimin më të madh të sigurisë në historinë e vendit të tij’, duke iu referuar sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Megjithatë, sipas artikullit, ai ka arritur të rikthehet në skenën politike pas kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, për Zohran Mamdanin, artikulli ndalet te kritikat e tij të forta ndaj Izraelit, duke theksuar se marrëdhëniet me grupe të rëndësishme elektorale, përfshirë pjesë të komunitetit hebre, do të testojnë aftësinë e tij për të kthyer idetë në veprime konkrete.

 

 

Video

Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja, është lënduar pas ndërhyrjes së policisë. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Edhe deputeti i PD, Klevis Balliu, ka mbetur i lënduar pas ndërhyrjes së policisë.

Fëmijët e Sali Berishës, Argita dhe Shkëlzeni kanë qenë sot të dy të pranishëm në protestën e opizitës.

Momenti kur policia arreston një protestues.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme