Bota 16 Prill 2026, 18:33 Nga VNA

Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Libanit dhe Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Libanit dhe Izraelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se Libani dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për armëpushim 10-ditor, i cili pritet të hyjë në fuqi në orën 17:00 me kohën lokale amerikane (22:00 BST), sipas raportimit të BBC-së.

Përmes një postimi, Trump njoftoi për marrëveshjen, duke theksuar se ka zhvilluar biseda si me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, ashtu edhe me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, në deklaratën e tij nuk përmendet Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani në Liban, i cili ka qenë i përfshirë në përplasje të armatosura me Izraelin.

 

Ja deklarata e plotë e presidentit amerikan:

 

‘Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit shumë të respektuar Joseph Aoun dhe Kryeministrin e Izraelit Bibi Netanyahu. Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që për të arritur paqen midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një armwpushim 10-ditor në orën 5 pasdite.

 

“Të martën, të dy vendet u takuan për herë të parë në 34 vjet këtu në Uashington, D.C., me Sekretarin tonë të Madh të Shtetit, Marco Rubio. Unë i kam udhëzuar Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Rubio, së bashku me Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Dan Razin’ Caine, të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një paqe të qëndrueshme. Ka qenë nderi im të zgjidh 9 luftëra në të gjithë botën, dhe kjo do të jetë e 10-ta, kështu që le ta përfundojmë!’

Video

Nard Ndoka nuk është më deputet por idetë e tij vazhdojnë të jetësohen në kuvend

Aman mos u zini se nuk ka kush te qaje hallet e popullit…

Humor falas nga Zegjineja.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, një ushtar izraelit u mburr me krenari se kishte vrarë fëmijë në Gaza dhe Liban të Palestinës kur u pyet nga YouTuber Hamzah Saadah. Ushtari tha: "fëmijët janë mirë për t'u vrarë" dhe pretendoi se kishte vrarë fëmijë në Gaza, Liban dhe Iran, duke shtuar se nuk mbante numërimin e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 20.000 fëmijë janë vrarë dhe mbi 40.000 janë plagosur nga forcat izraelite që nga 7 tetori 2023. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme