Bota 16 Prill 2026, 17:51 Nga VNA

Pas bisedimeve në SHBA, arrihet armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

Ndaje në Whatsapp

Pas bisedimeve në SHBA, arrihet armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një armëpushimi të përkohshëm mes Izraelit dhe Libanit, pas një serie bisedimesh me drejtuesit e të dy vendeve.

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump bëri të ditur se ka komunikuar me presidentin libanez Joseph Aoun dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se palët kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor.

Sipas tij, marrëveshja pritet të hyjë në fuqi në orën 17:00, sipas kohës lindore të SHBA-së, dhe synon të krijojë hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje mes dy vendeve.

Trump bëri të ditur gjithashtu se më herët gjatë javës, përfaqësues të Izraelit dhe Libanit janë takuar në Uashington për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh, në praninë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ai shtoi se ka angazhuar zëvendëspresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Rubio dhe drejtues të lartë ushtarakë amerikanë për të vijuar përpjekjet diplomatike me qëllim arritjen e një paqeje të qëndrueshme mes palëve.

Video

Nard Ndoka nuk është më deputet por idetë e tij vazhdojnë të jetësohen në kuvend

Aman mos u zini se nuk ka kush te qaje hallet e popullit…

Humor falas nga Zegjineja.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, një ushtar izraelit u mburr me krenari se kishte vrarë fëmijë në Gaza dhe Liban të Palestinës kur u pyet nga YouTuber Hamzah Saadah. Ushtari tha: "fëmijët janë mirë për t'u vrarë" dhe pretendoi se kishte vrarë fëmijë në Gaza, Liban dhe Iran, duke shtuar se nuk mbante numërimin e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të paktën 20.000 fëmijë janë vrarë dhe mbi 40.000 janë plagosur nga forcat izraelite që nga 7 tetori 2023. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme