Bota 16 Prill 2026, 07:37 Nga VNA

‘Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë’, Trump sulmon sërish Melonin

Ndaje në Whatsapp
‘Marrëdhënia me Italinë nuk është më e

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar për të dytën ditë radhazi kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke kritikuar qëndrimin e Italisë ndaj situatës në Iran dhe duke lënë të kuptohet për ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një intervistë për median amerikane, Trump u shpreh se marrëdhënia me Italinë “nuk është më e njëjtë”, duke theksuar se vendet që nuk kanë ofruar mbështetje për menaxhimin e krizës me Iranin nuk gëzojnë më të njëjtin raport me SHBA-në. Ai përmendi gjithashtu varësinë energjetike të Italisë, duke iu referuar importeve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Nga ana tjetër, Meloni nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj deklaratave të Trump, por gjatë një takimi në Romë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ajo theksoi rëndësinë e unitetit të aleancës euroatlantike. Sipas saj, një Perëndim i përçarë do të përbënte avantazh për Rusinë.

Zelensky, nga ana e tij, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën, ndërsa Roma ka konfirmuar angazhimin për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë prodhimin e përbashkët të sistemeve dhe dronëve.

Ndërkohë, Italia ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, nëse kushtet e sigurisë e lejojnë, si dhe për të vijuar mbështetjen humanitare dhe financiare për Ukrainën.

Tensionet e fundit sugjerojnë një ftohje të raporteve mes Romës dhe Uashingtonit, ndërsa zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë vijojnë të ndikojnë në balancat ndërkombëtare.

Top Channel

Video

Për të dytën herë Reni Ashiku, njeriu i besuar i Frida Krifcës paraqitet në SPAK. Ai është pyetur lidhur me abuzimet me fondet e BE-së për bujqësinë. Më herët është pyetur edhe vetë ish-ministrja Krifca.

Nisin punimet në seancën plenare, një minut heshtje për Eliot Engel

Një aksident hekurudhor është regjistruar në New Jersey , ku 13 vagonë të një treni mallrash kanë dalë nga shinat. Sipas raportimeve, ekipet për menaxhimin e materialeve të rrezikshme janë dërguar menjëherë në vendngjarje, pasi është konstatuar një rrjedhje kimike nga të paktën një prej vagonëve. Autoritetet amerikane po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa nuk janë raportuar ende detaje të plota mbi pasojat apo shkaqet e aksidentit.

E ke tepruar pak me këto vetëpërjashtime doktor…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme