Opinion 17 April 2026, 15:09 Nga VNA

A është Spiropali një “Magyar”?!

Ndaje në Whatsapp
A është Spiropali një “Magyar”?!

Nga Neli Demi

Është ky një lloj nënkuptimi që po injektohet me kujdes dhe me këmbëngulje si të gjitha operacionet “false flag” për të cilat estabilishmenti i këtushëm është i dalluar.
Unë mendoj që ka një lloj guximi që në fakt nuk është guxim. Ka të bëjë me atë moment kur dikush fillon të përdorë gjuhën e revoltës, pa bërë aktin e revoltës. Kur përshkruan me saktësi një realitet problematik, por ndalet pikërisht aty ku fillon përgjegjësia reale për ta ndryshuar atë. Postimi i Elisa Spiropali është i artikuluar mirë. Madje, në shumë pjesë, është i vërtetë. Flet për kapjen graduale të institucioneve, për shndërrimin e administratës në rrjet besnikërie, për një klimë presioni që deformon vendimmarrjen dhe shkatërron besimin publik. Por problemi nuk është tek ajo që thuhet. Problemi është tek ajo që mungon.
Sepse nëse ky model ekziston, ai nuk është një fenomen abstrakt. Nuk është një “rrëshqitje” pa autor. Nuk është një mjegull pa burim. Është rezultat i vendimeve konkrete, i mekanizmave të ndërtuar me vetëdije dhe i njerëzve që kanë emra dhe funksione. Dhe pikërisht këtu ndodh frenimi në këto reagime të Zj. Spiropali.

Kritika bëhet e fortë në përshkrim, por e kujdesshme në adresim. E guximshme në ton, por e kufizuar në pasojë. Është një kritikë që kërkon të duket si thyerje, pa e marrë koston e thyerjes dhe kjo nuk është rastësi për mendimin tim. Është një formë shumë e njohur në sistemet e centralizuara: prodhimi i një “diseidence të kontrolluar”, që lejon shkarkimin e tensionit pa e rrezikuar strukturën.
Krahasimet sipërfaqësore dhe të nënkuptuara me Péter Magyar e bëjnë edhe më të dukshme këtë diferencë. Sepse aty ku Magyar emërtoi, përplasi dhe pagoi menjëherë koston, këtu kemi një përpjekje për të përdorur të njëjtën gjuhë, pa hyrë në të njëjtin territor rreziku. Dhe kjo krijon një disonancë që publiku e ndjen, edhe nëse nuk e artikulon dot menjëherë: fjalë të forta, pa pasoja të forta.

Por ndoshta problemi më i thellë nuk është as ky. Problemi është se ky lloj qëndrimi nuk qëndron jashtë sistemit që kritikon. Ai është pjesë e mekanizmit që e mban atë në këmbë.
Sepse sistemet e tilla nuk mbijetojnë vetëm nga ata që i ndërtojnë dhe i drejtojnë. Mbijetojnë edhe nga ata që i kuptojnë, i artikulojnë, por ndalen përpara vijës që do ta kthente fjalën në akt. Në këtë kuptim, heshtja nuk është forma e vetme e bashkëpunimit.
Është edhe fjala e papërfunduar, edge kritika pa adresë, edhe guximi i kontrolluar. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ky model vazhdon: sepse nuk sfidohet realisht, por vetëm përshkruhet me elegancë.

Problemi nuk është që po flitet.
Problemi është që flitet pa e çuar deri në fund atë që kërkon vetë fjala.
Sepse në fund të ditës, të dashur miq, ndryshimi nuk fillon kur sistemi përshkruhet saktë por fillon atëherë kur dikush pranon të paguajë çmimin e së vërtetës që sapo ka thënë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme