Kronika 17 April 2026, 19:08 Nga VNA

Protesta e opozitës, 1500 policë në gatishmëri para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp

Protesta e opozitës, 1500 policë në gatishmëri para

Rreth 1,500 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë në terren në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër situatën në prag të protestës.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës që të distancohen nga çdo akt që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Nga pamjet e siguruara, shihet se përveç bllokimit të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur edhe gardhe metalike dhe është ngritur podiumi.

Prej orës 15:00 të ditës së sotme, rrugët përreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të tubimit.

Akset ku ndalohet qarkullimi i automjeteve janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”

Gjithashtu është ndaluar lëvizja dhe parkimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme