Politika 17 April 2026, 21:08 Nga VNA

Opozita që kërkon frymë te socialistët: Nga Kastriot Islami te Arta Dade e Ermelinda Meksi, historia e përmallimit të PD në protestë

Ndaje në Whatsapp

Opozita që kërkon frymë te socialistët: Nga Kastriot Islami

Në vitin 2013 kur u kuptua që PD do largohej nga pushteti, falë edhe besëprerjes të LSI, në vend të fokusohej në forcimin e radhëve dhe akumulimin e çdo vote për besnikët e vet, filloi të shpërndajë role me eksponentët e PS që filloi t’i skartonte Edi Rama.

E nisi duke i rezervuar një vend deputeti Kastriot Islamit, një ndër figurat më agresive të Partisë Socialiste kundër demokratëve. I cili nga demokratët e parë mbahet mend për thirrjet për thyerje kafkash të protestuesve. Ishte dhe vijon të jetë konstante rehatimi i kryetarëve të përjetshëm të disa partive të vogla pa peshë, që më shumë kanë sjellë kosto për PD, në karrige deputetësh e të grave të tyre në karrige drejtuese institucionesh. Nuk mbaron këtu.

Në vijimësi nuk ka ngurruar të kujdeset për figura të së majtës që sa kohë kanë qenë në pushtet kanë luftuar pa mëshirë çdo demokrat e demokratë të vërtetë. Më e turpshmja është amalgama që krijoi me një nga figurat e korruptuara të Rilindjes, Arben Ahmetajn, duke e shndërruar në heroin opozitar. Derisa kemi ardhur në ditët më të shëmtuara kur ish nënkryetarja e PD dhe ish kryetarja e parlamentit shperfaqi mallin që kishte në shpirt për ekstremistë të së majtës si Namik Dokle.

Ndërsa sot në protestën antiqeveritare, që supozohet t’i japë impuls opozitës për të ngritur frymën e përmbysjes së pushtetit të korruptuar, një tjetër nga Shkodra e Jozefinës kërkon ta ngrejë këtë frymë duke protestuar pse sot nuk ka më socialistë të vërtetë si Arta Dade e Ermelinda Meksi. Ndoshta këta opozitarë vuajnë nga turbullira e trurit apo kanë pësuar humbje të rëndë kujtese, ose ndoshta thjesht janë nxënës katranjose të historisë së PD-së.

Por “demokrates shkodrane të revoltuar” për fatin e Arta Dades dhe Ermelinda Meksit, po i mësojmë që ato përfaqësojnë figura ekstremiste të së majtës, figura qendrore në rebelimin e armatosur komunist të 97-ës, që luftuan me egërsi të pashoq çdo student demokrat dhe çdo punonjës administrate demokrat në postet e tyre ministrore. Të harxhosh qoftë dhe 30 sekonda fjalim në protestë opozite për të tilla figura, kur opozitarët e këtij vendi janë marrë në mënyrë sistematike nëpër këmbë, është më tepër se mjerim.

Sigurisht që shkodranja e sotme ka ndjekur modelin e shkodranes së djeshme Topalli, të përsekutuarës që përmallohet për Namik Doklen. Por duhet të kuptohet se ky model përmallimi e ka shndërruar PD-në si Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë, në organizma që kanë vetëm ikje. Ju rroftë vota e Ermelinda Meksit dhe Arta Dades, nëse do ua japin.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme