Rajoni 20 April 2026, 18:04 Nga VNA

Bajrami: Oferta për Presidentin ishte shantazh, jo kompromis

Ndaje në Whatsapp
Bajrami: Oferta për Presidentin ishte shantazh, jo kompromis

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje mes Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-së për çështjen e Presidentit.

Sipas saj, oferta e paraqitur ndaj LDK-së nuk përbënte kompromis, por një formë presioni dhe shantazhi politik. Bajrami shtoi më tej se Albin Kurti synon të mbajë rolin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit, për të ushtruar pushtet pa marrë përgjegjësi të plotë.

 

Postimi i plotë:

Kosova nuk është në krizë vetëm tani për presidentin, Kosova është në krizë që gjashtë vjet për shkak të keqqeverisjes së Albin Kurtit.

Albin Kurti nuk dëshiron të jetë Kryeministër, ai dëshiron të jetë UD. Kyeminister, ai dëshiron të sundoj jo të udhëheqë, të jetë i pari i shtetit por jo të marrë përgjegjësi për këtë vend e për qytetarët që jetojnë nga kriza në kirzë.

Sot, ai tentoi një tjetër lojë politike: katër ministri dhe një zëvendëskryeministër për LDK-në, por me një kusht që presidenti të mbetet në duart e tij.

Kjo nuk është ofertë është presion. Kjo nuk është zgjidhje është një tjetër përpjekje për të imponuar vullnetin e një njeriu mbi vullnetin e qytetarëve.

Ajo që ju ofrua sot LDK-së nuk ishte kompromis ishte shantazh i paketuar si zgjidhje.

Ta themi qartë: oferta e Albinit nuk ishtë për të dalë nga nga kriza, por për ta kontrolluar atë.

Sot është presidenti; dje ishte nafta; para tyre ishin energjia, çmimet, inflacioni, bizneset që po mbyllen dhe të rinjtë që po largohen çdo ditë. Ndërkohë, qytetarët në Dragash, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Kaçanik e gjetiu nuk po jetojnë me ‘opsione politike’, qytetarët po jetojnë me fatura më të shtrenjta, me pasiguri dhe me mungesë shprese se në këtë vend do të bëhet mirë.

Dhe derirsa ata përballen me këtë realitet, qeveria merret me skenarë dhe pazare, me gjetjen e fajtorit, por fajtor tjetër s’ka pos atij që i është dhënë besimi për të gjetur zgjidhje për problemet e qytetarëve.

Mos u befasoni, nëse në minutat e fundit të afatit kushtetues të na paraqitet një tjetër ‘zgjidhje’, e ashtuquajtur ‘konsensuale’, sepse modeli është i njëjtë: krijo krizën, pastaj ofro zgjidhjen që të shërben ty.

Kjo nuk është qeverisje – kjo është mënyrë për të sunduar, por nuk duhet të jetë befasi sepse Albin Kurti, që nga dita e parë, ka funksionuar përmes mashtrimit, gënjeshtrës dhe manipulimit që nga xhipat e zinj e të bardhë, te flamuri lara-lara, te bashkimi kombëtar që nuk ndodhi kurrë, e deri te premtimet për heqjen e TVSH-së për miell, sheqer e vaj.

Qytetarët duhet përfundimisht të kërkojnë llogari për këtë që po ndodhë

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme