Rajoni 20 April 2026, 17:50 Nga VNA

Kurti: Oferta për LDK-në ishte ekskluzive, PDK-së nuk i ofrohet bashkëqeverisje

Ndaje në Whatsapp
Kurti: Oferta për LDK-në ishte ekskluzive, PDK-së nuk i ofrohet

Kryeministri, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas takimit pa rezultat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, ka shpalosur detaje nga dy ofertat që i bëri Abdixhikut.

Ai tha se i ofroi kreut të LDK-së, postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera.

Madje Kurti tha se postin e zëvendëskryeministrit ia propozoi vetë Abdixhikut.

Një tjetër ofertë që sipas tij u refuzua nga LDK është edhe propozimi që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj partie, pra që nënkryetari i LDK-së ti ndërroj vendet me Kryetaren e kuvendit nga radhët e LVV-së.

Pas shterimit të mundësive me LDK, Kurti tha se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

‘Para se të vija këtu i kam dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe të shohim tani çfarë është e mundur që të ecim përpara’, tha Kurti.

Mirëpo ai shtoi se oferta që ishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në.

‘Propozimi ynë oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me LDK, ka qenë ekskluzive për LDK-në. Ju duhet të kuptoni që vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Duhet ta kuptoni situatën e vështirë që ndodhem unë, nuk mund të bëhem më LDK se vetë LDK-ja’, tha Kurti. 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme