Bota 18 Prill 2026, 09:16 Nga VNA

Trump kritikon sërish NATO-n: Ata ishin plotësisht të padobishëm kur ne kishim nevojë për ta

Ndaje në Whatsapp

Trump kritikon sërish NATO-n: Ata ishin plotësisht të

Donald Trump u shfaq i entuziazmuar për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por edhe i tërbuar me NATO-n të cilin e quajti të padobishëm dhe tha se “nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”.

“Dhe tani që situata në Ngushticën e Hormuzit pothuajse ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse donim ndonjë ndihmë. Faleminderit shumë, NATO. U thashë atyre se do të doja ndihmën tuaj dy muaj më parë, por tani me të vërtetë nuk e dua më, sepse ata ishin plotësisht të padobishëm kur ne kishim nevojë për ta, megjithëse ne nuk ia kemi nevojën askujt”, tha presidenti.

Në fjalimin e tij në një aktivitet në Phoenix dhe pas disa çështjeve të politikës së brendshme, presidenti amerikan iu drejtua çështjes së Iranit dhe luftës, duke përsëritur shumë nga ato që ka thënë në të kaluarën.

Lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit, Trump tha se ishte “një ditë e madhe dhe e ndritshme për botën”, pasi Ngushtica tani është “plotësisht e hapur dhe gati për biznes”.

Ai theksoi, megjithatë, se bllokada detare ndaj Iranit do të mbetet në fuqi të plotë “derisa marrëveshja jonë të jetë 100% i plotë”.

Trump tha gjithashtu se negociatat “duhet të ecin shumë shpejt dhe se shumica e pikave janë negociuar dhe rënë dakord tashmë”. Për këtë çështje, realiteti e përgënjeshtron narrativën e presidentit amerikan, pasi Teherani ka mohuar pretendimet e tij se pala iraniane ka rënë dakord për shumë nga pikat.

Ai përsëriti se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit do të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara. “Ne do të shkojmë me Iranin për të rimarrë uraniumin e pasuruar, do ta sjellim atë shumë shpejt në Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Por sigurisht, ai nuk harroi atë që presidenti pëlqen ta përsërisë herë pas here: “Unë kam përfunduar tetë luftëra dhe nëse shtojmë Iranin dhe Libanin, do të jenë 10 luftëra që kanë përfunduar.”

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme