Bota 18 Prill 2026, 11:53 Nga VNA

Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA për bllokadë dhe “pirateri detare”

Ndaje në Whatsapp
Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit, akuzon SHBA për

Irani ka njoftuar se ka rikthyer kontrollin e plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, pasi sipas Teheranit Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbajnë një bllokadë detare në këtë zonë strategjike.

Komanda qendrore ushtarake Khatam Al-Anbiya bëri të ditur në një deklaratë të cituar nga agjencia Tasnim se, në bazë të marrëveshjeve të arritura më herët gjatë negociatave, Republika Islamike e Iranit kishte pranuar “me mirëbesim” të lejonte kalimin e një numri të kufizuar cisternash nafte dhe anijesh tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit në mënyrë të kontrolluar.

Megjithatë, sipas deklaratës, amerikanët “me historinë e tyre të përsëritur të mosrespektimit të angazhimeve” kanë vazhduar të kryejnë “akte banditizmi dhe piraterie” me justifikimin e një të ashtuquajture bllokade.

Për këtë arsye, njofton komanda iraniane, kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është rikthyer në gjendjen e mëparshme, nën menaxhimin dhe kontrollin e rreptë të forcave të armatosura të Iranit.

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme