Bota 18 Prill 2026, 09:24 Nga VNA

KLSH: Politikat për nxitjen e lindjeve nuk kanë funksionuar, “bonusi i bebes” duhet rishikuar

Ndaje në Whatsapp

KLSH: Politikat për nxitjen e lindjeve nuk kanë funksionuar,

Edhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi “Planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim” arrin në përfundimin se politikat aktuale për nxitjen e lindshmërisë në Shqipëri nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme, pavarësisht mbështetjes financiare të aplikuar prej vitesh.

Sipas auditimit, skema e “bonusit të bebes”, e zbatuar që nga janari 2019 si një instrument për të nxitur lindjet dhe për të mbështetur nënat e reja, nuk ka arritur të ndikojë realisht në rritjen e normës së lindshmërisë. Të dhënat tregojnë se në vitin 2021 janë shpenzuar rreth 3.3 milionë lekë për këtë skemë, ndërsa në vitin 2024 fondi ka rënë në 2.2 milionë lekë, duke reflektuar edhe një tkurrje të mbështetjes financiare.

Në të njëjtën kohë, treguesit demografikë vijojnë të përkeqësohen. Në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë shënuar rënie me 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa në tremujorin e dytë rënia është 7.4%. Shtesa natyrore e popullsisë rezulton negative, me -883 persona vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025. Në plan afatgjatë, norma e lindshmërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme, nga 1.71 fëmijë për grua në vitin 2012 në 1.21 në vitin 2023, ndjeshëm më e ulët edhe se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 1.38 lindje për grua.

KLSH-ja thekson se këta tregues dëshmojnë qartë se “bonusi i bebes” nuk është një instrument i mjaftueshëm për të përmbysur trendin e plakjes së popullsisë.

Raporti evidenton gjithashtu se familjet me fëmijë përballen me presion më të lartë ekonomik, ku rreziku për të qenë në varfëri arrin në 24.8% në vitin 2024, krahasuar me 10.5% për familjet pa fëmijë, duke treguar se faktorët ekonomikë mbeten pengesë kryesore për rritjen e lindshmërisë. Në këtë kontekst, auditimi arrin në përfundimin se nevojiten politika më gjithëpërfshirëse dhe afatgjata për mbështetjen e familjeve, përtej pagesave të menjëhershme.

Paralelisht, KLSH konstaton dobësi të theksuara edhe në zbatimin financiar të Planit të Moshimit 2020–2024. Për aktivitete të rëndësishme si rritja e ndërgjegjësimit për punësimin e të moshuarve dhe krijimi i modelit të “universitetit të moshës së tretë”, ishte planifikuar një fond prej 18.957 milionë lekësh, por në përfundim janë shpenzuar vetëm 7.800 milionë lekë, ose 41% e planit. Sipas auditimit, raportimi financiar ka qenë i përgjithshëm dhe pa ndarje sipas aktiviteteve konkrete, ndërsa mosrealizimi i disa objektivave është justifikuar me pandeminë Covid-19 dhe mungesën e informacionit të detajuar mbi shpenzimet.

Probleme ka pasur edhe në financimin e shërbimeve sociale. Nga monitorimi i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024–2030, Fondi Social rezulton i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesën në rritje, ndërsa mungojnë të dhëna të qarta për krahasimin midis fondeve të planifikuara dhe atyre të realizuara. Në nivel lokal, identifikohet mungesë kapacitetesh për planifikimin dhe menaxhimin efektiv të programeve sociale.

Në të njëjtën linjë, auditimi evidenton paqëndrueshmëri në zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit. Nivelet e realizimit kanë luhatje të forta nga 28% në vitin 2020, në 75% në 2021, 97% në 2022, 68% në 2023 dhe 95% në 2024, ndërsa për tetëmujorin e vitit 2025 realizimi zbret në 46%.

Edhe Programi i Garancisë Rinore, i nisur në tetor 2023, paraqet probleme në zbatim, me realizim 0% në vitin e parë, 80% në vitin 2024 dhe vetëm 19% në tetëmujorin e vitit 2025, pavarësisht fondeve të planifikuara prej 200 milionë lekësh për periudhën 2024–2025.

Në përfundim, KLSH thekson se përballë këtyre zhvillimeve, politika e bonusit të bebes duhet të rishikohet me prioritet dhe të plotësohet me forma të tjera mbështetjeje, përfshirë ndihmë financiare mujore për disa vite, siç aplikohet në vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Institucioneve u kërkohet gjithashtu të përmirësojnë planifikimin dhe monitorimin financiar, të rrisin burimet për shërbimet sociale dhe të sigurojnë zbatim më efektiv të programeve të punësimit, në mënyrë që të adresohen në mënyrë reale sfidat e plakjes së popullsisë./ekofin.al/

Video

Forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije me flamur iranian pranë Ngushticës së Hormuzit, në ndërhyrjen e parë që nga nisja e bllokadës ndaj Iranit. Sipas US Central Command, marinsat zbarkuan nga ajri mbi anijen “Touska” dhe morën kontrollin e saj. Donald Trump deklaroi se anija refuzoi urdhrin për të ndaluar dhe u godit në dhomën e motorit për ta neutralizuar. SHBA pretendon se anija ishte nën sanksione për aktivitete të paligjshme. Nga ana tjetër, Irani e quajti ndërhyrjen akt piraterie dhe paralajmëroi reagim. Ngjarja vë në pikëpyetje edhe bisedimet e mundshme mes dy vendeve për zgjatjen e armëpushimit.

Tre persona u vranë të dielën në një sulm ajror amerikan ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Karaibe, bëri të ditur ushtria amerikane, duke çuar në të paktën 180 numrin e viktimave në kuadër të kësaj fushate në Paqësorin lindor dhe Detin e Karaibeve. Operacionet ushtarake kanë nisur që nga shtatori i vitit 2025 dhe, sipas autoriteteve amerikane, janë pjesë e një “lufte” kundër karteleve të drogës që veprojnë nga Amerika Latine drejt tregut të SHBA-së. Disa nga këto grupe janë cilësuar si organizata “terroriste”, ndërsa shpesh përdoret termi “narko-terroristë” për anëtarët e tyre. https://www.vna.al/bota/serish--ajror-amerikan-ne-karaibe-tre-te-vrare-ne-nje-anije-te-dyshuar--i22774

Marinsat amerikanë ndalojnë dhe marrin nën kontroll anijen me flamur iranian në Detin Arabik Forcat e Marinës së SHBA kanë ndërmarrë një operacion për ndalimin dhe marrjen nën kontroll të anijes tregtare “M/V Touska” në Detin Arabik. Sipas Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM), marinsat u nisën me helikopter nga anija amfibe “USS Tripoli (LHA 7)” dhe zbarkuan mbi mjetin lundrues me flamur iranian më 19 prill. Operacioni u krye pasi destrojeri “USS Spruance (DDG 111)” neutralizoi sistemin e shtytjes së anijes. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se ndërhyrja erdhi pasi “M/V Touska” nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura të forcave amerikane për një periudhë prej gjashtë orësh.

Kristjan Asllani ia bën sefte në Superligën Turqisë me fanellën e Besiktasit duke shënuar golin e parë. Mesfushori shqiptar ka shënuar gol nga penalltia ndaj Samsunsporit. Asllani shënoi nga 11-metërshi në minutat e fundit, por skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e javës së 30-të në Superligë. Ky ishte goli i parë i lojtarit ‘kuqezi’ me fanellën e klubit turk.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme