
Lëvizja militante Hezbollah nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje që mund të arrihet në bisedimet mes Izrael dhe Liban, të cilat pritet të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të martën, sipas deklaratave të cituara nga Associated Press përfaqësuesi i saj Wafiq Safa.
“Sa i përket rezultateve të këtyre negociatave midis Libanit dhe armikut izraelit, ne nuk jemi aspak të interesuar ose të shqetësuar për to”, u shpreh Safa.
“Ne nuk jemi të detyruar nga ajo për të cilën ata bien dakord”, shtoi ai.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar më herët se Izraeli do të kërkojë çarmatimin e Hezbollahut jo vetëm në zonat kufitare jugore, por në të gjithë territorin e Libanit, në kuadër të negociatave. Të dy vendet do të përfaqësohen në nivel ambasadorësh në Shtetet e Bashkuara.






















