Politika 15 April 2026, 18:33 Nga VNA

Pacientët në radhë, ministrja “në fluturim”: Evis Sala më shpesh jashtë vendit, sesa në spitalet shqiptare

Ndaje në Whatsapp

Pacientët në radhë, ministrja “në fluturim”:

Evis Sala duket se ende nuk e ka ndarë qartë rolin e saj, është Ministre e Shëndetësisë apo Ministre e Jashtme. Ndërsa sistemi shëndetësor në Shqipëri lëngon nga problemet, ministrja po shpenzon më shumë kohë në kancelaritë europiane sesa në korridoret e spitaleve ku pacientët presin me orë të tëra.

Së fundmi, Sala njoftoi një takim në Bruksel me Komisionerin Várhelyi për "Kapitullin 28", duke premtuar reforma dhe standarde të BE-së. Por, teksa ajo buzëqesh nëpër zyrat e Brukselit, realiteti në terren është i zymtë. Pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë ilaçesh, radhë të pafundme, infrastrukturë spitalore që lë për të dëshiruar, kostot e mjekimit po bëhen të papërballueshme, mjekët dhe infermierët që po largohen masivisht drejt BE për kushte më të mira.

Por Evis Sala nuk ka kohë për t’i parë nga afër këto probleme pasi është e zënë me udhëtimet jashtë vendit. Duket se ministrja ka marrë përsipër edhe detyrat e kolegut të saj, Ferit Hoxha, duke u fokusuar te diplomacia. Megjithatë infrastruktura e dobët spitalore dhe mungesa e pajisjeve nuk zgjidhen me foto në Bruksel, por me punë në terren.

Integrimi europian është një objektiv i rëndësishëm, por ai nuk arrihet me raporte diplomatike ndërsa spitalet tona nuk plotëson as kushtet minimale të shërbimeve. Prandaj është e rëndësishme që ministrja Sala të ulet në tokë dhe të kuptojë se shëndetësia e shqiptarëve po lëngon këtu, jo në Bruksel.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme