Bota 14 Prill 2026, 13:48 Nga VNA

Vance: Papa Leo XIV të qëndrojë jashtë çështjeve amerikane

Ndaje në Whatsapp

Vance: Papa Leo XIV të qëndrojë jashtë çështjeve

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, katoliku me rangun më të lartë në qeverinë amerikane, deklaroi se Papa Leo XIV duhet të qëndrojë jashtë çështjeve të brendshme të SHBA-së.

Ai tha se, në disa raste, do të ishte më mirë që Vatikani të përqendrohej vetëm te çështjet morale.

“Në disa raste do të ishte më mirë që Vatikani të merrej me çështje morale”, tha Vance.
“Të merret me atë që ndodh në Kishën Katolike”, shtoi ai.

Video

Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën juglindore të Kahramanmaraş në Turqi, ku një sulm me armë në një shkollë ka shkaktuar viktima dhe panik mes nxënësve. Sipas raportimeve të mediave, nga të shtënat kanë humbur jetën katër persona, mes tyre tre nxënës dhe një mësues. Autori i dyshuar i sulmit është një nxënës i klasës së tetë në të njëjtën shkollë, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë. Pamje dramatike të publikuara në media tregojnë momentet e frikshme kur nxënës të terrorizuar hidhen nga dritaret e shkollës në përpjekje për t’i shpëtuar plumbave.

Një situatë e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme përpara SPAK, ku një qytetare e revoltuar ka sfiduar sigurinë duke u hipur mbi kangjellat rrethuese të godinës. Gruaja tenton të hyjë me forcë brenda institucionit, duke kërkuar që të takohet me përfaqësues të SPAK. Mes britmave, qytetarja ka kërkuar një takim urgjent me prokurorin Klodian Braho për të denoncuar kryetaren e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara. Ajo pretendon se pronat e saj janë përvetësuar dhe vjedhur, duke e kthyer këtë akt dëshpërimi në një thirrje të hapur për drejtësi përballë asaj që ajo e quan korrupsion zyrtar.

Imagjino si do ishin po të mos luftonte ky për cilësinë e ndërtimeve.

Siç ka premtuar kryeministri, hapsirat publike janë liruar. Këto zjarrfikëset e reja janë pak obeze

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme