Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ka premtuar se Pekini do të rrisë rolin e tij në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit.
Gjatë një takimi në Pekin me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nyahyan, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Li tha se Kina është e gatshme të luajë një rol më konstruktiv.
Al Nahyan po viziton Pekinin me ftesë të kryeministrit Li, në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme.
Li tha se që nga fillimi i konfliktit, Kina ka qenë në komunikim të ngushtë me palët përkatëse dhe është “angazhuar aktivisht për promovimin e paqes dhe përfundimin e luftës”.
Ai gjithashtu shprehu shpresën se Emiratet e Bashkuara Arabe “do të vazhdojë të marrin masa efektive për të garantuar sigurinë e qytetarëve, institucioneve dhe projekteve kineze në vend”.
Sipas autoriteteve në Abu Dhabi, të paktën 13 persona janë vrarë dhe 224 janë plagosur nga sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.
SHBA-ja dhe Irani javën e kaluar ranë dakord për një armëpushim dyjavor, megjithëse bisedimet e rralla të drejtpërdrejta mes dy palëve në Islamabad të shtunën përfunduan pa marrëveshje.






















