Bota 14 Prill 2026, 10:31 Nga VNA

Anija kineze ‘çan’ bllokadën amerikane, kalon Hormuzin/ Kina ofron plan paqeje me 4 pika

Ndaje në Whatsapp
Anija kineze ‘çan’ bllokadën amerikane, kalon Hormuzin/

Sanksionet nuk po arrijnë ta frenojnë plotësisht tregtinë ndërkombëtare në Gjirin e Hormuzi, e dëshmi e qartë e këtij fakti u bë petroliera kineze “Rich Starry” e cila kaloi përmes ngushticës, duke carë kështu bllokadën amerikane.

Cisterna kineze e sfidoi seriozisht nismën e SHBA-së shënjestron trafikun detar iranian. “Rich Starry” e udhëtoi gjatë natës dhe doli nga ngushtica e Hormuzit në orët e para të së martës, pa hasur me sa duket, asnjë pengesë gjatë rrugës së saj. E njohur më parë si “Full Star”, kjo anije është subjekt i sanksioneve amerikane. Ajo figuron në listën e Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë  Departamentit amerikan të Thesarit si e lidhur me Iranin dhe është sanksionuar lidhur me përfshirjen e saj në transportin e produkteve iraniane.

Cisterna ka qenë e ankoruar pranë bregdetit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin e Omanit. Ajo u rikthye 10 ditë më parë në Gjirin Persik dhe që nga ajo kohë, kishte qëndruar në pritje. Lajmi i kalimit të saj vjen në kohën kur presidenti kinez Xi Jinping i paraqiti një plan katër-pikësh për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme princit të Abu Dhabit, Khaled bin Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Plani përfshin respektimin e bashkëjetesës paqësore, sovranitetit kombëtar, sundimit të ligjit ndërkombëtar dhe koordinimin ndërmjet zhvillimit dhe sigurisë.

Në fokus të propozimit qëndron respektimi i sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial të vendeve të Gjirit, ndërsa theksohet po kështu nevoja për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe rrugëve të transportit, veçanërisht në lidhje me Ngushticën e Hormuzit.

Plani kinez nënvizon edhe promovimin e ligjeve dhe normave ndërkombëtare, duke kundërshtuar mes rreshtash zbatimin e një “ligji të xhunglës” në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Video

E ke tepruar pak me këto vetëpërjashtime doktor…

Me ardhjen e PD-se ne pushtet ky pret leket e ish të persekutuarve

Rikthimi i diktorit e vetmja gjë që na mban gjallë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme