Bota 30 July 2025, 07:25 Nga JJ

Britania njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës: Një lëvizje historike për ringjalljen e paqes në Lindjen e Mesme

Ndaje në Whatsapp
Britania njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës: Një lëvizje

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, duke deklaruar se Britania do të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës. Kjo lëvizje, që vjen mes një situate tragjike në Gaza, shihet si një “levë diplomatike” për të ringjallur procesin e paqes dhe për të ofruar një mundësi reale për zgjidhjen me dy shtete.

Starmer deklaroi se ishte i gatshëm ta shtynte njohjen nëse Izraeli do të merrte hapa të qarta për t’i dhënë fund tragjedisë në Gaza, do të pranonte një armëpushim dhe do të angazhohej për paqe afatgjatë. Por reagimi i menjëhershëm refuzues i qeverisë izraelite e bëri të qartë se njohja britanike është pothuajse e pakthyeshme, sipas burimeve diplomatike në Londër.

Megjithatë, Starmer nuk pret që kjo njohje të sjellë menjëherë një shtet palestinez funksional, pasi shumë izraelitë e shohin një gjë të tillë si të papranueshme. Qëllimi, sipas diplomatëve britanikë, është të fuqizohen zërat moderatë në të dy anët dhe të rikthehet shpresa për paqe.

Reagimi izraelit ishte i ashpër. Kryeministri Benjamin Netanyahu, përmes një postimi në rrjetet sociale, e quajti lëvizjen britanike një “shpërblim për terrorizmin e Hamasit” dhe e akuzoi Starmer për “pajtim me xhihadistët”. Ai theksoi se një shtet palestinez do të ishte një kërcënim i menjëhershëm për Izraelin dhe për Perëndimin.

Netanyahu, që varet nga mbështetja e ekstremistëve nacionalistë në qeveri, ka qenë gjithmonë kundër zgjidhjes me dy shtete. Ai pretendon se një shtet palestinez do të përdorej si platformë për sulme të tjera si ai i 7 tetorit 2023, kur Hamas vrau rreth 1,200 njerëz në Izrael dhe rrëmbeu dhjetëra pengje. Përgjigjja izraelite solli dhjetëra mijëra viktima civile në Gaza dhe një shkatërrim masiv.

Në anën tjetër, Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, u prit me duartrokitje në OKB pas deklaratës së njohjes. Ai theksoi se “nuk ka kontradiktë mes sigurisë së Izraelit dhe shtetësisë palestineze – përkundrazi”. Ai kritikoi qëndrimin e Netanyahut si të gabuar moralisht dhe strategjikisht, dhe theksoi përgjegjësinë historike të Britanisë në konfliktin izraelito-palestinez.

Lammy përmendi edhe të kaluarën koloniale britanike, përfshirë Deklaratën Balfour të vitit 1917, ku Britania premtonte krijimin e një shtëpie kombëtare për hebrenjtë, por gjithashtu premtonte që të mos dëmtonte të drejtat e komuniteteve johenebre në Palestinë – një premtim që ai tha se nuk u mbajt kurrë për palestinezët.

Konferenca në OKB, e kryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, solli një dokument prej shtatë faqesh me hapa konkretë për rifillimin e procesit të paqes, përfshirë një dënim të qartë të Hamasit nga shtetet arabe.

Me vendimin për njohjen e shtetit palestinez, Britania dhe Franca – dy anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – po sfidojnë përpjekjet izraelite ki për të bllokuar çdo avancim drejt shtetësisë palestineze. Kjo lëvizje konsiderohet një goditje për izolimin diplomatik në rritje të Izraelit.

 


Njohja e Palestinës nga Britania është përshkruar si një përpjekje për të riparuar një padrejtësi historike dhe për të çelur një derë që për dekada është konsideruar e mbyllur. Ajo përfaqëson një përpjekje serioze për të ringjallur shpresën për paqe në Lindjen e Mesme.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme