Bota 27 Korrik 2025, 10:06 Nga VNA

Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Ndaje në Whatsapp
Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron dëshiron ta njohë Palestinën si shtet. Franca do të ishte vendi i parë i G7 që ndërmerr këtë hap. Po a do të sjellë kjo një dinamikë e re në procesin e paqes sikurse mendon Macron?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do ta njihte shtetin palestinez. Njohja zyrtare, tha Macron, do të bëhej në shtator në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.   Macron e sheh këtë hap si reagim ndaj situatës gjithnjë e më të dëshpëruar në Gaza,  ndaj pamjeve dhe raportimeve të njerëzve të uritur dhe ndaj thirrjeve të përsëritura dhe dramatike nga organizata të shumta ndihme. "Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe ndihmë humanitare masive për popullin e Gazës", shkruan Macron. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për "demilitarizimin e Hamasit"  dhe të gjithë shtetit palestinez, pasi të njihet nga Franca, i cili duhet ta "njohë plotësisht Izraelin". Kjo, tha ai, do të kontribuonte në sigurinë e të gjithëve në rajon. Nuk ka alternativë.

Njoftim i mëparshëm

Presidenti francez kishte premtuar edhe më parë njohjen e Palestinës, por më pas e kishte shtyrë këtë. Fillimisht ai donte ta njoftonte këtë në një konferencë të OKB-së mbi zgjidhjen me dy shtete në Nju Jork - por për shkak të sulmit izraelit ndaj Iranit, kjo konferencë u shty nga qershori në fund të këtij muaji.

Macron tani e rindez debatin ndërkombëtar të bllokuar mbi zgjidhjen me dy shtete. Franca ndjek shembullin e vendeve të tjera evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia, të cilat gjithashtu e kanë njohur kohët e fundit Palestinën. Një total prej 147 shtetesh e kanë ndërmarrë këtë hap. Njohja nga Parisi do të kishte rëndësi të veçantë ndërkombëtare: Franca do të ishte shteti i parë i G7 që do të njihte Palestinën - dhe anëtari i parë perëndimor i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Njoftimi i presidentit francez motivohet edhe nga politika e brendshme. Kundërshtarët e tij politikë e kanë akuzuar prej kohësh se ka vepruar me shumë hezitim në konfliktin e Lindjes së Mesme dhe se nuk ka arritur të krijojë një vijë të qartë. Tani Macron sheh një mundësi për ta profilizuar Francën si një aktore të pavarur në konfliktin e Lindjes së Mesme. Ato pjesë të publikut francez që prej kohësh kanë kërkuar një rol më aktiv evropian në Lindjen e Mesme e mirëpresin veprimin e presidentit të tyre. Duhet thën se vështirë se ka një vend në Evropë ku konflikti i Lindjes së Mesme është aq polarizues sa është në Francë.

Kritika të ashpra nga Izraeli, vlerësime nga bota arabe, po perëndimi?

Reagimet nga Izraeli pas njoftimit nuk vonuan. Kryeministri Benjamin Netanyahu e dënoi ashpër vendimin e Macron, duke thënë se ai "shpërblente terrorizmin" dhe "rrezikonte krijimin e një shteti tjetër përfaqësues iranian, ashtu siç ishte bërë Gaza si  e tillë". Një shtet palestinez në këto kushte, tha Netanyahu, "do të ishte një platformë startimi për shkatërrimin e Izraelit".

Vetë organizata terroriste e Hamasit e mirëpriti vendimin e Macronit si një "hap në drejtimin e duhur", edhe pse sigurisht nuk do të ishte dakord me kërkesën për "çmilitarizimin". Vlerësime erdhën edhe nga bota arabe, veçanërisht nga Arabia Saudite, Ministria e Jashtme saudite e mirëpriti pozitivisht njoftimin e Macronit.

"Duke njohur Palestinën, Franca do të inkurajojë ose edhe do të ushtrojë presion mbi shtetet e tjera që të ndjekin shembullin e saj, qoftë Belgjika, Danimarka apo Luksemburgu. Apo edhe Britania e Madhe, Australia apo Kanadaja", u shpreh për DW Hugh Lovatt, ekspert i Lindjes së Mesme në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu gatishmërinë e tij ndaj një iniciative të re evropiane për t'i dhënë fund luftës në Gaza, por mbetet i kujdesshëm në çështjen e njohjes së Palestinës.

Qëndrimi politik i Berlinit zyrtar ndaj iniciativës së Macronit ka qenë gjithashtu i kujdesshëm dhe i baraspeshuar. Gjermania ende nuk e njeh Palestinën, ajo ruan qëndrimin e saj të mëparshëm, se një hap i tillë duhet të ndërmerret vetëm në përputhje me negociatat ndërkombëtare. Por iniciativa e Francës e vendos Berlinin në një pozicion të vështirë: Nga njëra anë, Gjermania kërkon unitet evropian, ndërsa nga ana tjetër, Gjermania është partnerja më e ngushtë e Izraelit në Evropë.

Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara mbajtën qartë anën e Izraelit dhe e kritikuan ashpër njoftimin e presidentit francez. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, postoi në X se vendimi "i shërben vetëm propagandës së Hamasit" dhe është "një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit". Më 7 tetor 2023 Hamasi kreu një sulmi terrorist të paparë ndaj Izraelit, ku u vranë më shumë se 1,200 vetë dhe më shumë se 250 të tjerë u morën peng. Ky sulm ishte shkaku i drejtpërdrejtë për luftën aktuale në Rripin e Gazës.

Cilat janë pasojat praktike të njohjes së shtetit palestinez nga Franca?

Vendimi i Macron është kryesisht simbolik, pasi ai nuk ka ndonjë pasojë konkrete sipas ligjit ndërkombëtar përtej asaj të marrëdhënies dypalëshe midis Francës dhe një shteti palestinez. Por Franca mund të krijojë ose thellojë marrëdhënie të drejtpërdrejta me Autoritetin Palestinez në të ardhmen - për shembull, përmes ambasadave, marrëveshjeve tregtare ose programeve të ndihmës.

Ajo që diihet thjesht njohja e shtetit palestinez nuk ka gjasa të ndryshojë situatën në terren për momentin,, pasi çështje të rëndësishme mbeten të pazgjidhura, si psh: kufijtë brenda të cilëve do të njihej një shtet palestinez. Është gjithashtu e paqartë se si ideja e Macron për një "shtet të çmilitarizuar" që do të njihet nga Izraeli mund të pajtohet me idetë e qeverisë izraelite, por edhe të Hamasit./DW

 

Video

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Lisbonë, ku një toreador dhe një spektator humbën jetën gjatë një ngjarjeje me dema në arenën Campo Pequeno. 22-vjeçari Manuel Maria Trindade sfidoi një dem rreth 700 kilogramë duke hyrë në arenë, por kafsha e sulmoi me shpejtësi, e ngriti në ajër dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar plagë fatale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik portugez.

Pamjet nga vendngjarja e aksidentit në Korçë Kjo është biçikleta me të cilën po lëvizte viktima e aksidentit të regjistruar sot pranë fshatit Voskop në Korçë. Ajo është identifikuar si Afërdita Elezi, 50 vjeç, banuese në Korçë. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. https://www.vna.al/kronika/makina-perplas-per--kembesoren-ne-korce-i13698

? Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Zjarri në fshatin Akërni vijon aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata është kritike, me flakët që përparojnë dhe djegin masive pyjore, kryesisht me pisha, duke u afruar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësitë e zonave të mbrojtura, emergjencat civile dhe forcat e armatosura. Operacioni i fikjes mbështetet edhe nga ajri, me helikopter që merr ujë nga deti dhe e hedh mbi flakë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme