Bota 24 July 2025, 16:18 Nga VNA

Lindjet në rënie rekord në SHBA/ Trump shpërblen çiftet për çdo fëmijë

Ndaje në Whatsapp
Lindjet në rënie rekord në SHBA/ Trump shpërblen

Shkalla e lindjeve në Shtetet e Bashkuara ra në nivelin më të ulët historik gjatë vitit 2024, me më pak se 1.6 fëmijë për grua, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet federale.

Statistikat më të reja tregojnë se norma e fertilitetit në SHBA ka arritur nivele të ngjashme me ato të vendeve të Evropës Perëndimore, duke u barazuar për herë të parë me vendet që prej kohësh përballen me rënie demografike. Të dhënat e Bankës Botërore e rendisin SHBA-në tashmë në mesin e vendeve të zhvilluara që nuk arrijnë më të zëvendësojnë brezin ekzistues, pasi norma minimale për këtë qëllim është 2.1 fëmijë për grua.

SHBA dikur përbënte përjashtim në mesin e vendeve të zhvilluara, me një normë lindshmërie relativisht të lartë. Por prej gati dy dekadash kjo normë ka pësuar rënie të vazhdueshme, me më shumë gra që shtyjnë maternitetin ose nuk e ndërmarrin fare këtë hap. Ky ndryshim social dhe kulturor ka ndikuar ndjeshëm në dinamikën demografike të vendit.

E alarmuar nga rënia drastike, administrata e Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të frenuar prirjen. Një nga veprimet e para ka qenë lëshimi i një urdhri ekzekutiv, i cili synon të zgjerojë aksesin dhe të ulë ndjeshëm kostot e procedurës së fertilizimit in vitro (IVF) – një hap që pritet të ndihmojë çiftet që përballen me vështirësi për të pasur fëmijë në mënyrë natyrale.

Po ashtu, Trump ka propozuar dhe mbështetur idenë e “bonuseve për fëmijë”, një skemë që do të shpërblejë financiarisht çiftet për çdo fëmijë të lindur, me qëllim nxitjen e lindjeve dhe përmirësimin e situatës demografike në periudha afatgjata.

Megjithatë, ekspertët nuk ndajnë të njëjtin alarm. Leslie Root, studiuese e politikave të fertilitetit dhe popullsisë në Universitetin e Kolorados, deklaron se nuk ka vend për panik, për sa kohë që shtesa natyrore e popullsisë mbetet pozitive, pra numri i lindjeve është ende më i lartë se numri i vdekjeve.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Statistikat e Shëndetit, shkalla e lindjeve në vitin 2023 ishte 1.621 dhe ra më tej në 1.599 në vitin 2024. Në total, gjatë vitit të fundit lindën pak mbi 3.6 milionë foshnje në të gjithë territorin amerikan.

Arsyet kryesore të rënies lidhen me ndryshimet sociale dhe ekonomike, përfshirë martesat në moshë më të vonë, pasigurinë financiare, aksesin e vështirë në sigurimin shëndetësor dhe mungesën e mbështetjes së qëndrueshme për rritjen e fëmijëve.

Administrata amerikane pritet të publikojë në muajt në vijim paketën e plotë të masave ekonomike dhe sociale që synojnë përmbysjen e trendit negativ, me synim garantimin e një të ardhmeje demografike të qëndrueshme për vendin.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme