Bota 22 July 2025, 18:59 Nga VNA

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

Ndaje në Whatsapp
Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të

Mbretëria e Bashkuar ka sjellë regjimin e parë në botë të sanksioneve kundër bandave kriminale që janë përgjegjëse për migrimin e paligjshëm të qenieve njerëzore drejt territorit të saj, duke caktuar penalizime financiare ndaj gjithë personave që do të gjenden të përfshirë, si dhe ndalimin e udhëtimit të tyre drejt ishullit britanik.

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së.

Këto sanksione vlerësohet si mjeti më i fundit që po përdor Mbretëria e Bashkuar për sigurimin e kufijve, pakësimin e migrimit të parregullt dhe zbatimin e Planit për Ndryshim.

“Nesër [e mërkurë, 23 korrik], FCDO do të vendosë grupin e parë të sanksioneve ndaj bandave të përfshira në kontrabandimin e njerëzve dhe nxitjen e migrimit të parregullt drejt MB-së, si dhe ndaj mundësuesve të tyre, si financuesit dhe kompanitë e përfshira në shitjen e pajisjeve për varka të vogla”, citohet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga ambasada britanike në Tiranë.

Po ashtu, konstatohet se ky regjim do të jetë i pari në botë i kushtuar goditjes së kontrabandimit të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre, që janë nga shtytësit kryesorë të migrimit të parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Migrantët që paguajnë kontrabandistët përballen gjithashtu me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë moderne, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det”, theksohet në njoftim.

Sanksionet parashikohet se mund të ndërpresin rrjedhën e parave dhe materialeve, përfshirë ngrirjen e pronave, llogarive bankare dhe aseteve të tjera, që i mundësojnë bandave të organizuara kriminale të lehtësojnë migrimin e parregullt. Këto sanksione janë hartuar për të goditur individë kudo në botë, të cilët do të shpallen publikisht, në mënyrë që të jetë e paligjshme për sistemin financiar britanik të bashkëpunojë me ta.

Si veprime që do të identifikohen si shkelje janë nga furnizimi me varka të vogla për kalime nëpër Kanal, në tregtinë me pasaporta të falsifikuara, si dhe ndërmjetësimi i pagesave përmes rrjeteve Hawala, e deri te vetë udhëheqësit e bandave.

“Për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat e tyre të korruptuar dhe kanë shfrytëzuar shpresat e njerëzve vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa nxisin migrimin e parregullt drejt MB-së. Ne nuk do ta pranojmë këtë gjendje Është detyra jonë morale dhe pjesë kyçe e Planit për Ndryshim të bëjmë gjithçka që mundemi për të shkatërruar këto banda dhe për të siguruar kufijtë e Britanisë. … Nga dita e nesërme, personat e përfshirë do të përballen me ngrirje të aseteve, përjashtim nga sistemi financiar britanik dhe ndalim udhëtimi drejt MB-së”, u shpreh ministri i Jashtëm Britanik, David Lammy në kuadër të kësaj nisme.

Autoritetet britanike raportojnë, se përveç ndërprerjes së rrjeteve të krimit të organizuar të emigracionit përmes sanksioneve, FCDO punon me vendet e origjinës dhe të tranzitit për të dekurajuar migrantët e mundshëm nga ndërmarrja e udhëtimeve të rrezikshme, si dhe bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme për të negociuar kthimin e personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë, përfshirë kriminelë dhe azilkërkues të refuzuar.

Ngrirja e aseteve ndalon çdo qytetar britanik, ose çdo biznes në Mbretërinë e Bashkuar, nga ndërveprimi me fonde apo burime ekonomike që janë në pronësi, mbajtje apo kontroll të personit në fjalë. Sanksionet financiare zbatohen për të gjithë personat brenda territorit dhe ujërave territoriale të MB-së, si dhe për të gjithë shtetasit britanikë, kudo qofshin. Gjithashtu ndalohet ofrimi i fondeve apo burimeve ekonomike për personin e sanksionuar ose në dobi të të tij.

Sipas njoftimit, kur zbatohen sanksione për skualifikimin e drejtorëve, do të konsiderohet vepër penale nëse një person i caktuar, objekt i këtyre sanksioneve, vepron si drejtor i një kompanie ose do të marrë pjesë në menaxhimin, themelimin apo promovimin e një kompanie në Mbretërinë e Bashkuar.

Bandat shqiptare të trafikimit dhe tregtimit të lëndëve narkotikes, si dhe ato të kontrabandimit të qenieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar, janë prej vitesh një shqetësim i bërë publik nga autoritetet britanike.

Emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve nga Franca drejt brigjeve të Anglisë inicioi në vitin 2022 ratifikimin e një memorandumi mirëkuptimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkëmbim informacioni për migracionin./BIRN/

 

Video

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme