Bota 24 July 2025, 18:03 Nga VNA

Lamtumirë Hulk Hogan! Ikona e WWE-së shuhet në moshën 71 vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Lamtumirë Hulk Hogan! Ikona e WWE-së shuhet në moshën 71

Bota e sportit dhe argëtimit është në zi. Hulk Hogan, emri i vërtetë Terry Gene Bollea, një nga figurat më ikonike të historisë së mundjes profesionale, ka ndërruar jetë sot në moshën 71-vjeçare. Sipas mesiave ndërkombëtare, legjenda e WWE-së ndërroi jetë pas një arresti kardiak në banesën e tij në Clearwater, Florida, gjatë orëve të para të mëngjesit të 24 korrikut 2025. Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin.

Hulk Hogan ishte më shumë se një mundës. Ai ishte një fenomen kulturor që ndikoi fuqishëm në rritjen globale të WWE në vitet ’80 dhe ’90. Me pamjen e tij të dallueshme, trupin e fuqishëm, bandanën e kuqe dhe zërin karakteristik, ai u bë ylli i padiskutueshëm i eventeve madhore si WrestleMania dhe kontribuoi në popullarizimin ndërkombëtar të mundjes profesionale. Përveç ringut, Hogan u bë një figurë e njohur edhe në ekranin e madh dhe të vogël, duke u shfaqur në filma dhe seriale televizive, përfshirë filmin “Rocky III” ku luajti përkrah Sylvester Stallone.

Hogan ishte fitues i shumë titujve kampion në WWE dhe WCW, anëtar i WWE Hall of Fame dhe një ikonë e vërtetë për miliona fansa në mbarë botën. Humbja e tij shënon fundin e një epoke për historinë e mundjes dhe për shumë gjenerata që u rritën me figurën e tij.

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme