Lifestyle 30 August 2026, 20:05 Nga VNA

Berberi irakian shndërron autobusin në sallon parukerie, ofron shërbimin për klientët në lokacionet e tyre

Ndaje në Whatsapp

Në qytetin Sulejmanije të Irakut, berberi 35-vjeçar Arian Hasan ka shndërruar një autobus pasagjerësh në sallon parukerie të pajisur plotësisht, raporton Anadolu.

Hasan, i cili punon si berberi prej rreth 16 vitesh, ofron shërbim me autobusin e pajisur me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pajisje për larjen e flokëve, hapësirë pritjeje, televizor dhe pajisje berberi, duke shkuar gjatë ditës në shtëpitë dhe vendet e punës së klientëve.

Foto : Fariq Faraj Mahmood/AA

Ai e realizoi idenë që e kishte marrë gjatë një udhëtimi jashtë vendit dhe nisi të ofrojë shërbim mobil në rrugën Salim, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Koncepti i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e madhe të banorëve dhe turistëve.

Në orët e mbrëmjes, Hasan pret klientët në autobusin e tij në rrugën Salim. Anadolu

Video

Tragjedi në brigjet e Qipros: 8 persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një traget me 267 persona në bord u përmbys në det. Pasagjerët përfunduan mbi trupin e përmbysur të anijes, ndërsa prisnin shpëtimin. Kapiteni dhe ekuipazhi janë ndaluar, ndërsa hetuesit kërkojnë të zbulojnë çfarë ndodhi pak pas nisjes. Lajmi i plotë në koment.

Donald Trump ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale ku ishulli strategjik iranian Kharg shfaqet duke u bombarduar, duke shkruar: “po bëhet copë-copë”. Por sulmi i treguar në pamje nuk kishte ndodhur realisht. Postimi vjen mes përshkallëzimit ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit. Kërcënim, paralajmërim apo sinjal për objektivin e radhës? Lajmi i plotë në koment.

Një ndjekje spektakolare policore është zhvilluar në Teksas, pasi dy burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor tentuan t’u largoheshin autoriteteve me shpejtësi mbi 160 km/h. Ngjarja ndodhi në zonën e Fayence, ndërsa ndjekja u zhvillua përgjatë autostradës ndërshtetërore I-10. Një helikopter i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së filmoi nga ajri lëvizjet e automjetit, në të cilin ndodheshin dy të dyshuarit dhe një person tjetër. Sipas autoriteteve, automjeti lëvizte me shpejtësi mbi 160 km/h, përpara se ndjekja të përfundonte pasi policia vendosi në rrugë një shirit me thumba, duke detyruar drejtuesin të ndalonte. Vetëm pak sekonda më vonë, tre personat brenda automjetit dolën prej tij dhe nisën të largoheshin me vrap, madje duke tentuar të kalonin autostradën.

Ikin dritat sa nis ndeshja e javës së dytë Teuta-Tirana në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme