Politika 3 May 2024, 11:58 Nga VNA

Basha kundër paktit PS-Rithemelimi për reformën në drejtësi: Do të ankohemi te OPDAT dhe EURALIUS

Ndaje në Whatsapp
Basha kundër paktit PS-Rithemelimi për reformën në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër ‘paktit’ PS-Rithemelimi sa i takon rinisjes së bisedimeve në një tryezë për reformën në drejtësi.

Ai grup nuk përfaqëson më grupin zyrtar të PD. Ne do t’ia komunikojmë këtë zyrtarisht dhe Obdat dhe Euralius, se PD është jashtë këtij procesi dhe se është e papranueshme. Çdo akt dhe veprim që bëhet pas shpinës sonë, se di do ta zgjidhim, këto janë çështje teknike. Çfarëdo që të gatuajnë është jashtë informimit dhe aprovimit të PD. PD nuk është pjesë e kësaj, nuk mund të jetë pjesë e asnjë ushtrimi të tillë, siç ishte akti i amnistisë. Ata paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar. S’kemi pasur asnjë informacion tjetër për këtë çështje. U interesova me sekretarin e përgjithshëm dhe s’dija asgjë.

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme