Politika 3 May 2024, 10:26 Nga VNA

Ylli Rakipi: Veliajn e gjeta në tavolinë me Shkëlzen Berishën dhe Çim Pekën

Ndaje në Whatsapp
Ylli Rakipi: Veliajn e gjeta në tavolinë me Shkëlzen

7 orë në SPAK duket se e kanë acaruar mjatueshëm kryetarin e bashkisë Veliaj, i cili pas dëshmisë ka sulmuar gazetarët.

Përveç Baton Haxhiut, një gazetar tjetër i sulmuar nga Veliaj është dhe Ylli Rakipi, të cilit gjithashtu nuk ia përmend emrin, por lë të nenkuptohet se për shkak se nuk ka marrë favore nga Bashkia, bën emisione kritike kundër tij.

Duke i quajtur shpifje deklaratat në emisionin e tij, Rakipi tregon se herën e fundit që e ka takuar Veliajn e gjeti në tavolinë me Shkelzen Berishën dhe Çim Pekën.

"Herën e fundit do të befasoheni shumë. Vajta në një restorant, e gjeta në tavolinë me kolegun Çim Peka dhe Shkëlzen Berisha. U habita shumë! Edhe ata u habitën që u habita.

Kaq herë e kam takuar. Por ai ka një problem, ai nuk ma thotë emrin, sepse ashtu shkojmë bashkë në gjykatë, në prokurori dhe kudo për shpifjet." tha Rakipi

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme