Politika 2 May 2024, 11:57 Nga VNA

Interpelanca me Ballën, Salianji: 500 mijë euro për emërimin e shefave

Ndaje në Whatsapp
Interpelanca me Ballën, Salianji: 500 mijë euro për emërimin

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në interpelancën me ministrin Taulant Balla foli për rastin ku bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes.

"A ka ministra në dijeninë tuaj që përdornin telefonat Sky? Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet." tha Salianji

Salianji pyeti ministrin Balla nëse ka informacion se disa ministra marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që dalin në përgjimet e Sky. Deputeti demokrat u ndal dhe te zhdukja e Martinajt.

Ju nuk na thoni dot si parti se po bëjmë namin në policinë e Shtetit se i keni rënë me hunj. Dilni dhe thoni që drejtuesit e policisë janë te grupi i Çiftelisë. Apo vetëm kur ishte koha e PD-së. Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria

Ministri Balla në interpelancë deklaroi se pastrimi në polici po vijon dhe është jetik.

"Kam menduar që do të vinit më të përgatitur në këtë interpelancë, por në fundit akti më kriminal në vlerësimin tuaj ka mbetur një gozhdë. Sa i përket shqetësimit tuaj lidhur me ecurinë e procesit të vetting, mos harroni që ligj ka përcaktuar kalimin në vetting vetëm të pjesës drejtuese, një trupë prej 300."

Balla i ktheu përgjigje pyetjes për aplikacionet ku hodhi propozimin për mandate 3-4 vjeçare

Sa i përket aplikacioneve që ju përmendet, mund t’ju vë në dispozicion raportin e EUROPOL, ku të gjithë e dimë që asnjë policive të vendeve europian nuk ka rezultuar imune ndaj lidhjes së policisë me krimin. Sa i përket çështjeve të emërimeve, përveç drejtorit të Përgjithshëm që bëhet me propozim të ministrit dhe miratim të kryeministrit, të tjerat bëhen nga drejtori i Përgjithshëm. Në ligjin Policisë së Shtetit ka ardhur koha që drejtuesit e drejtorive vendore ka ardhur koha të kenë mandat 3-4 vjeçar, siç i kanë vendet e tjera, për ti dhënë fund një lëvizje kaotike dhe për të garantuar karrierë.

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme