Politika 1 Maj 2024, 16:00 Nga VNA

Batoni dhe Erjoni- beteja për SPAK apo për Edi Ramën

Ndaje në Whatsapp
Batoni dhe Erjoni- beteja për SPAK apo për Edi Ramën

“Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen” Ishte kjo deklarata e Baton Haxhiut e cila do të quhej e pafalshme nga Veliaj dhe do të sillte përplasje mes analistit dhe kreut të Bashkisë Tiranë, Veliaj.

Pas skandalit për aferën "5D" në bashkinë Tiranë,  i ftuar në emisionin Çim Peka live, analisti Baton Haxhiu tha se kjo nuk është më një çështje politike por një çështje morale dhe kur në momentin që janë tetë drejtorë të bashkisë në burg nuk ke moral që të qëndrosh më në krye të bashkisë.

Erjon Veliaj pasi dëshmoi në SPAK për 7 orë, edhe pse doli me shume "lumturi " , inatin e fshehur ua zbrazi  analistëve. Gjatë fjalimit të mbajtur në Këshillin Bashkiak, Veliaj pa i përmendur emrin, por duke lënë për ta kuptuar  sulmoi dhe Baton Haxhiun.

"Mjafton të shikoje dje emisionet e lajmeve, dhe ti kupton se një nga meritat tona është se kemi mbledhur si armiq bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve, ka kërkuar diçka në bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar Ben Reli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak. " deklaroi Veliaj

Përgjigjen Veliajt nuk ia kurseu analisti i cili dhe tashmë edhe duke e argumentuar deklaroi se Veliaj duhet të tërhiqet.

Baton Haxhiu shkruan

Nëse ‘Lali’ në majë të skemave kriminale mendon se unë duhet ta kursej nga kërkesa dorëheqje edhe në kushte kur tërë të emëruarit e tij janë përfshirë në hetim mëse të merituar kriminal, atëherë ai nuk është thjeshtë gabim, sepse shembulli i punës sime për tridhjetë vite në gazetari dhe angazhime publike tregon krejtësisht të kundërtën.

Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Në fakt, dorëheqja është më e pakta sepse në një rrethanë normale do ishe prej kohësh i mbyllur në një hapësirë të ngushtë pas grilash.

Opinionistit Baton Haxhiu nuk i del e keqja dhe  ka vijuar sulmet në emisionin Opinion ku ka  krahasuar Veliajn me historitë e mafies siçiliane.

Pas këtij "sherri" ka reaguar dhe analisti Andi Bushati duke e quajtur veten dëshmitarë të nisjes së përplasjeve.

Bushati shkruan:

Në kushte të tilla unë do të jepja dorëheqjen”, guxoi të thotë Batoni. Ai  nuk e akuzoi Erionin si vjedhës, as tha e meriton burgun, as pretendoi se ka prova kundër tij. Madje, madje, as i kërkoi që të ikte. Këtë e la thjesht në moralin e tij. Dhe ky qe krimi i madh që bëri.

Kur doli nga Prokuroria e Posaçme, Veliaj e futi edhe Haxhiun në listën e “llumit”, “interesaxhijve”, “maskarenjve”, të cilën e kishte përpiluar vetë. Dhe pse? Pasi siç shpjegoi, kishte parë një natë më parë debatet politike. Pikërisht atë ku Batoni nuk e konsideroi dorëheqjen si një sakrilegj.

Duke marrë parasysh që Baton Haxhiu njihet si gazetar mbështetës i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, Andi Bushati ngren pyetjen

A nuk përçonte kjo mesazhin se ai po braktiset edhe nga krahu i tij?  A nuk i rikujtonte kjo njerëzve faktin se, që kur i kanë rënë në burg drejtorët, askush nga ish-përkrahësit publikë, nuk përbetohet më me zë të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin, apo zotësinë e Lalit?

Edhe pse mbështetës i forcës së tij politike, Haxhiu që i thur lavde Ramës nuk e honeps dot Veliajn. Kujtojmë dhe zgjedhjet e fundit për bashkitë, ku Haxhiu deklaronte me bindje se PS dhe Edi Rama fitonte zgjedhjet, ndërsa për Erjon Veliajn deklaronte

“Erion Veliaj ka falsitet dhe probleme me karakterin. Nuk e votoj më 14 maj. Ka shkatërruar estetikisht qytetin.

Ditën që Veliaj dëshmonte në SPAK, kryeministri Rama shijonte bukuritë e Thethit. Çudi ishte mos prania e kreut të bashkisë Veliaj  në Konferencën për Turizmin pak ditë më parë, ku ishin të pranishëm ministra dhe kryetarë bashkie. Tashmë  Veliajt i vjen dhe sulmi nga një prej analistëve më pranë Ramës.

Duke e quajtur Haxhiun si "njeri" i Ramës me informacione të brendshme , (mbase shkaku i sulmit) dhe duke parë largësinë që kryeministri ka vendosur me Veliajn së fundmi mund të dëgjojmë së shpejti Edi Ramën me frazën

" Në raport me ligjin përgjegjësia është personale"

Dhe siç e dimë të gjithë, historia përsëritet…

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme