Politika 2 May 2024, 13:43 Nga VNA

Nderimi i Ali Ahmetit si "Qytetar Nderi" kthen Ramën në bashki pas 13 vitesh.

Ndaje në Whatsapp
Nderimi i Ali Ahmetit si "Qytetar Nderi" kthen Ramën në

Shpallja e kryetarit të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti "Qytetar nderi" riktheu kryeministrin Rama në Bashkinë e Tiranës pas 13 vitesh.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e Bashkisë, kryeministri së bashku me Ali Ahmetin u prit nga Veliaj.

Pas ngjarjeve të fundit të kreut të bashkisë Veliaj me drejtësine, ishte takimi i parë publik me kryeministrin. Mes tyre pati nje shtrengim duarsh dhe asnje fjalë e shkëmbyer.

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me një batute

"Vetëm Ali Ahmeti mund te me kthente këtu"

Mund t’ju mbaja me orë të tëra duke folur për figurën e Ali Ahmetit. Një histori e shkruaj me stërmundime të jashtëzakonshme.

Dikur Shqipëria ishte një shprehje e bezdisshme gjeografike. Shqiptarët armën e luftës dhe diplomacisë i përdornin kundër njëri tjetrit, duke mos pasur gajlen që mes njëri-tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajin.

Askush nuk Ballkan nuk e ka vuajtur më shumë përçarjen. Sot ne nderojmë një personalitet të madh.

 

 

 

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme