Politika 3 May 2024, 12:16 Nga VNA

Basha: Amnistia Penale, atentat ndaj Reformës në Drejtësi

Ndaje në Whatsapp

Në konferencën për mediat, kreu i PD Basha tha se ministrisi i Drejtësisë, Ulsi Manja i jep leksion SPAK se si duhet të luftojë korrupsionit, ndërkohë që administrata është urdhëruar  të heshtë. Për kreun e PD, Amnistia Penale është një atentat ndaj Reformës në Drejtësi

"Sa me shumë SPAK ka sukses në goditje kundër korrupsionit qeveritar, aq më shumë nxjerrin nga sirtarët projektet për të zhbërë këtë strukturë dhe për ta kontrolluar atë. Shembulli klasik u zhvillua pak më parë, ku Ulsi Manja shkon dhe i jep leksion prokurorëve të SPAK se si duhet të luftojnë korrupsionit, ndërkohë që urdhëruar administratën të heshtë. Sot qindra zyrtarë, po japin dorëheqjen dhe nuk ka aplikime për t’i zëvendësuar sepse e kanë kuptuar që po përdoren “si mish për top”. E njëjta gjë në raport me të tjera aspekte të bashkëpunimit të SPAK me institucionet ndërkombëtarem ku jepet leksion në vend që  të ndryshohen ligjet për të lehtësuar komunikim e ndërsjellë mes organeve të drejtësisë tona me ato ndërkombëtare. I pafalshme që një person se pse duhet të japë llogari se pse gënjeu shqiptarët, që nuk ka përfitues nga amnistia për të dënuarit e GJKKO, shkon e jep leksione.

Për t’i dhënë fund kësaj loje, është e rëndësishme të bashkohemi, të hapim sytë sepse ndodhemi përpara një komploti të nisur dhe  udhëhequr nga Edi Rama, por që nuk mund ta realizojë pa faktorët e tjerë politik në parlament për të kufizuar hapësirën e veprimit të SPAK dhe për të frenuar dhënien fund pandëshkueshmërisë.

Amnistia Penale është atentat kundër Reformës në Drejtësi. Një provë gjenerale, për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që zgjedh gjithmonë interesat e veta.

PD është distancuar nga ky vendim i turpshëm, e ka denoncuar dhe ka paralajmëruar deputetët që të mos e votojnë atë.

Sa më shumë kohë kalon, heshtje e tyre i kompromenton rëndë si pupac të qeverisjes së Ramës, natyrisht jo është e rëndë për deputetët që ndodhen aty me mandatin opozitar.

PD në analizën e vet në prag të shpalosjes së ofertës elektorale do të marrë parasysh edhe qëndrimet e cdo deputeti në raport me Amnistinë Penale.

Ky akt i rëndë nuk do të harrohet, PD garanton se ky akt nuk do të harrohet.

 

 

 

 

 

 

 

Video

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

“Aleanca e Valamarit”: akuza që Bardhi duhet ta çojë deri në fund…ose të heshtë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme