Kronika 20 October 2024, 19:01 Nga VNA

Hetimet e SPAK si u zbuluan lidhjet e deputetit të PS-së Jurgis Cyrbja me eksponentë të krimit.

Ndaje në Whatsapp
Hetimet e SPAK si u zbuluan lidhjet e deputetit të PS-së Jurgis Cyrbja

Ish-deputeti i Partrisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është arrestuar me urdhër të SPAK. VNA mëson se personi tjetër i arrestuar me Jurgis Cyrbjan, është Ahmet Masha i njohur si Mece.

Çyrbja akuzohet nga SPAK për 3 akuza, përkrahje të autorit të krimit, shpërdorim detyre dhe nxjerrje sekreti të hetimit.

Kujtojmë Jurgis Çyrbja u dorëhoq nga mandati vetëm disa ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij. Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Jurgys Çyrbja është deputeti i dytë më i fortë në vota në Durrës, duke marrë në 2021 një shifër prej 6537 vota

Partia Socialiste në zgjedhjet e 2021 kishte tre deputetë më të votuar në Durrësi: Lefter Koka, Rrahman Rrahja, Jurgys Çyrbja dhe koordinator politik Vangjush Dakon.

Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Burime bëjnë me dije se “pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës”. Bashkë me Çyrben ka rënë në pranga dhe Ahmet Masha ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Që të katërt janë të arrestuar me urdhër SPAK.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme