Sociale 1 February 2025, 10:00 Nga VNA

Ali Demi, burgu i hapur që bëhet gati për "banorët" e parë, që ditën dalin në liri e natën kthehen në qeli. Si do të punësohen të dënuarit

Ndaje në Whatsapp
Ali Demi, burgu i hapur që bëhet gati për

Burgu 325 në Ali Demi, në një zonë tashmë shumë të populluar, do të jetë një burg i hapur. Dikur, në këtë burg vuajtën dënimin gratë e dënuara për vepra të ndryshme penale. Prej muajit korrik, qelitë janë boshatisur dhe gratë e dënuara dhe të paraburgosura janë transferuar në burgun e Pojskës në Pogradec.

Në Ali Demi pritet të mbërrijnë "banorët" e parë. Ligji parashikon që në këtë burg do të transferohen vetëm ata të dënuar që iu ka mbetur për të vuajtur një dënim jo më shumë se 2.5 vite. Kontigjenti i parë i të dënuarve do të punësohet menjëherë duke kryer punë brenda qelive, si mirëmbajtje e ambienteve të jashtme, heqje të rrethimit me tela, si dhe lyerje apo rikonstruksione të vogla në qeli.

Burgu është parashikuar të jetë i hapur, sepse të dënuarit do të kenë mundësinë të punojnë gjatë ditës dhe në mbrëmje të kthehen në burg. Sipas draftit paraprak, i dënuari, edhe me ndihmën e institucionit, duhet të lidhë një kontratë me një biznes. Gjatë ditës, ata do të monitorohen nga strukturat përkatëse për të siguruar përmbushjen e detyrimeve. Punësimi ka për qëllim që të dënuarit të sigurojnë të ardhura për veten dhe familjen e tyre.

Të dënuarit që mund të transferohen duhet të bëjnë kërkesë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila kërkon dhe miratimin e gjykatës. Koha se kur Ali Demi do të presë të dënuarit e parë nuk dihet ende, por mbetet për t'u parë nëse do të funksionojë ky projekt pilot që implementohet për herë të parë në Shqipëri, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme nga gjykatat për të aplikuar gjysmëlirinë.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme