Sociale 31 January 2025, 09:36 Nga VNA

Shqiptarët financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më

Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim të një popullsie në plakje rriten dhe nga ana tjetër fondet publike për rimbursimin e barnave nuk po ndryshojnë. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike (281 milionë euro).

Nga ana tjetër, fondi i rimbursimit të medikamenteve vitin e kaluar kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh. Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake.

Importi i produkteve farmaceutike në vlerë shënoi rritje vjetore 5% vitin e kaluar, ndërsa fondi i planifikuar për rimbursimin e barnave me 2024 është 12 miliardë lekë ose rreth 1% më i ulët se fakti i vitit të kaluar.

Në 2024 fondi për rimbursimin e barnave zuri 42.6% të vlerës së importeve nga 45% që zinte një vit më parë. Importet e barnave në vlerë kanë shënuar rritje me 16% ndërmjet 2019 dhe 2024, por burimet nga tregu pohojnë se nevojat e popullatës për produkte farmaceutike janë shumë më të larta se importet.

Por Shqipëria si një vend me nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative.

Në konsultimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar e këshilloi qeverinë të zgjerojë financimet publike për sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Zhvillimet demografike të Shqipërisë tregojnë për presion në rritje të shpenzimeve në shëndetësi. Fondi vlerësoi se Shqipëria i ka hapësirat fiskale për të rritur shpenzimet për shëndetësinë. Edhe Banka Botërore në vlerësimet e mëparshme ka kërkuar rritje të investimeve për kapitalin human, me më shumë investime ne arsim dhe shëndetësi.

Shqiptarët ishin më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë, 20%.

Përgjithësisht qytetarët në Rajon kanë nivele të lartë pasigurisë financiare për shpenzimet shëndetësore, ku me shumë se gjysma e tyre 53% janë të shqetësuar.

Nivelet e larta të shqetësimit tek qytetarët shqiptarë lidhen me të ardhurat e ulëta dhe nga ana tjetër me nivelet e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve. Të sëmurët kronikë në vend dhe ato më sëmundje të rralla paguajnë nga xhepi terapitë pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit.

Në vitin 2024 shpenzimet për shëndetësinë sipas ndryshimeve të fundit arritën në 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ.

Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja më të mëdha për trajtime mjekësore./MONITOR

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme