Sociale 29 January 2025, 16:03 Nga VNA

Raporti: Ujësjellësi i Himarës, ndikime të mëdha negative mbi parkun e Vjosës

Ndaje në Whatsapp
Raporti: Ujësjellësi i Himarës, ndikime të mëdha

  • Përmes një raporti vlerësimi, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës i kërkoi qeverisë shqiptare të shmangë planet për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës për të mbrojtur biodiversitetin në këtë zonë.

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN, publikoi të hënën një raport vlerësimi mbi projektin e Ujësjellësit të Himarës, një projekt tashmë i kundërshtuar nga aktivistë dhe banorë të luginës së Shushicës. Ky raport vlerësimi i përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas doli në përfundimin se projekti për devijimin e ujit nga burimi i lumit të Shushicës do të kishte ndikime të rënda mbi biodiversitetin e parkut kombëtar të Vjosës, dhe nuk përmbush standardet e IUCN për parqet kombëtare. “Shmangia është e domosdoshme për të arritur mos humbjen e biodiversitetit dhe për të shmangur ndikimet negative të mëdha mbi integritetin e Parkut Kombëtar dhe Lumit të Egër të Vjosës dhe objektivat ë tij,” thekson raporti, i cili më tej ofron skenarë alternetivë të shmangies së projektit. Qeveria shqiptare filloi punimet për projektin e Ujësjellësit të Himarës më 10 Janar 2023, nëpërmjet të cilit synon të devijojë ujin nga burimi Lëpushë i Shushicës drejt bregdetit të Himarës për të mbështetur turizmin masiv, nëpërmjet shtirjes së një tubacioni prej 17 km. Ky plan prek mijëra banorë të komunitetit të Lumit të Vlorës. Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) thekson në raportin e publikuar domosdoshmërinë e shmangies së projektit dhe përdorimin e burimeve alternative të ujit. Ngjashëm, edhe aktivistët e organizatave mjedisore EcoAlbania, Riverëatch dhë EuroNatur mirëpritën rezultatet e raportit dhe i bënë thirrje qeverisë shqiptare që të veprojë sipas gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit. “Ky raport forcon qëndrimin që kemi mbajtur që nga fillimi i kësaj beteje se projekti do të shkaktonte dëme të mëdha në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, dhe ndërsa ka burime të tjera ujore, ky projekt është plotësisht i panevojshëm,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania. “Skenari i Shmangies është e vetmja rrugë për të mbrojtur një nga ekosistemet e fundit të lumenjve të egër në Evropë,” vijoi Nika. Edhe banorë të komunitetit që shtrihen përgjatë luginës së Shushicës mbështetën gjetjet e raportit të IUCN dhe shprehën rishtazi indinjatën e tyre mbi planet e qeverisë. “Ne nuk do qëndrojmë duarkryq dhe të lejojmë këtë projekt t’na shkatërrojë lumin dhe jetën tonë”, tha Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç, një prej fshatrave që preken më së shumti nga ky projekt. “Qeveria duhet të dëgjojë shkencën dhe komunitetin dhe të heqë dorë nga ky projekt”, përfundoi Balilaj.

Reporter.al

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme