Sociale 28 Janar 2025, 08:51 Nga VNA

Aksidentet në punë po rriten, 194 persona kanë humbur jetën nga 2018-2023

Ndaje në Whatsapp
Aksidentet në punë po rriten, 194 persona kanë humbur jetën

Numri i viktimave nga aksidentet në punë është rritur ndjeshëm vitet e fundit sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Sipas të dhënave nga 2018 në vitin 2023 kanë humbur jetën nga aksidentet në punë 194 persona. Instituti i Shëndetit publik vë në dukje se Shqipëria ende përballet me sfida serioze, ndërsa në BE 1 në 1000 aksidente në punë është fatale (2019), në Shqipëri 1 në 6 aksidente çon në humbjen e jetës së një punëtori.

Numri i aksidenteve me vdekje në punë është rritur gjatë viteve të fundit. Numri i viktimave në punë është rritur nga 19 në 2013 në 38 në 2019, vëren studimi i iSHP-së. Më tej, numri i vdekjeve të raportuara sipas inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale (IShPShSh), qëndron në vlerat 32 për vitin 2022 dhe 30 për vitin 2023. Sipas inspektoratit, gjatë vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 218 raste aksidentesh në punë, të cilat pas verifikimit apo hetimit 84.8 % kanë rezultuar aksidente në punë.

Në 2023 janë klasifikuar dhe vërtetuar si aksident në punë 168 punëmarrës, nga të cilët 30 me pasojë humbjen e jetës.

Sektorët më të rrezikuar për aksidentet në punë janë ai minerar, elektriciteti, ndërtimi, ndërmarrjet prodhuese dhe aksidentet rrugore. Këto të fundit klasifikohen si aksidente në punë, për shkak se kanë elementet ligjore të klasifikimit të aksidentit, p.sh.: punëmarrësi ka qenë në përmbushje të detyrës sipas përshkrimit të punës së tij, me urdhër të punëdhënësit apo në linjën e drejtpërdrejtë të rrugës që përshkon nga shtëpia për në punë dhe anasjelltas.

Aksidentet në vendin e punës kanë qenë ndër vite në fokus të Shëndetit Publik dhe kryesisht sektorët e ndërtimit dhe ai minerar raportohen si më problematik. Ekspertët pohojnë se rol të rëndësishëm në parandalimin e aksidenteve në punë luan forcimi i bashkëpunimit nëpërmjet të gjitha institucioneve dhe autoriteteve kompetente sipas specifikave përkatëse në trajtimin dhe hetimin e çdo ngjarje apo aksidenti të ndodhur.

Sistemi i mbrojtjes i cili rrjedh nga legjislacioni ynë i punës përfshin normat juridike, të cilat rregullojnë të drejtat dhe obligimet në aspektin e kufizimit të kohës së punës, pushimit, mbrojtjes së të rinjve dhe grave, etj. Por ekspertët e shëndetit publik sugjerojnë identifikimin e sektorëve dhe profesioneve të rrezikshme të cilat kërkojnë prioritizimin dhe formulimin efektiv të legjislacionit me politika dhe programe të posaçëm.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës ose International Labor Organization (ILO), pothuajse tre milionë punëtorë vdesin çdo vit në të gjithë botën për shkak të aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me punën, një rritje prej më shumë se 5% krahasuar me vitin 2015./MONITOR

Video

Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Arabia Saudite njofton se ka interceptuar raketa balistike të drejtuara drejt Riadit, duke rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit në rajon. Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën e energjisë dhe ujit në vendet e Gjirit nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ndaj rrjetit të tij elektrik. Kërcënimi vjen pasi rajoni varet në masë të madhe nga desalinizimi për furnizimin me ujë të pijshëm. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një afat deri të hënën në mbrëmje, duke paralajmëruar se SHBA mund të godasë centralet energjetike iraniane nëse Teherani nuk rihap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve. Ndërkohë, Teherani ka deklaruar se ngushtica mbetet e hapur për të gjithë, përveç “armiqve”.

Një avion i Air Canada u përplas me një mjet zjarrfikës në pistën e aeroportit LaGuardia në Nju Jork rreth orës 23:40 të së dielës. Mjeti i zjarrfikësve po i përgjigjej një incidenti tjetër kur ndodhi përplasja. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për të lënduar, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të avionit. Pas incidentit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ndaloi fluturimet dhe aeroporti pritet të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të së hënës për hetime.

Policia dhe protestuesit shkëmbyen sot gaz lotsjellës dhe fishekzjarrë e molotovë në protestën e 6-të kombëtare të opozitës.

Rama po përjeton tmerrin e ajatollave të Iranit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme