Sociale 27 Janar 2025, 15:25 Nga VNA

FMN, Raporti: Shqipëria me rritje të shpejtë ekonomike në 2024, por përballet me sfida strukturore

Ndaje në Whatsapp
FMN, Raporti: Shqipëria me rritje të shpejtë ekonomike në

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi sot Raportin për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë bazuar tek turizmi dhe politikat makroekonomike të kujdesshme, por ajo po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes.

Raporti, që erdhi në vijim të Misionit të FMN-së të mbajtur në muajin nëntor, thekson se pavarësisht nga performanca e fortë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për frymë i Shqipërisë qëndron në rreth një të katërtën e nivelit të vendeve anëtare të BE-së. “Pavarësisht nga pamja optimiste makroekonomike, mbeten sfida të konsiderueshme strukturore. GDP-ja për frymë qëndron në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa po ndodhin plakja e shpejtë dhe emigrimi. Nevojitet të ndërmerren reforma të gjera, në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin e financave publike, në rritjen e kapitalit njerëzor dhe prodhimtarisë për të nxitur një rritje më të qëndrueshme afatgjatë”, theksohet në raportin e FMN-së për Shqipërinë. Në të thuhet se prodhimi tani është shumë më i lartë se sa para pandemisë COVID-19 falë lulëzimit të turizmit. Sipas FMN-së, politikat e kujdesshme fiskale ndihmuan reduktimin e dukshëm të borxhit publik, ndërsa ulja e shkallës së inflacionit u lehtësua prej politikave monetare, rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare si dhe prej mbiçmimit të lekut. Po ashtu është tkurrur ndjeshëm edhe deficiti i shkëmbimeve tregtare. FMN vlerëson se perspektivat e rritjes pritet që të mbeten të fuqishme. Rritja reale e PBB-së ishte 3.9 në vitin 2023, por në vitet 2024-29 parashikohet të jetë rreth 3.5 për qind, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe ndërtimtaria, thuhet në raport, ndërsa në fund të vitit 2024 inflacioni pritet të jetë rreth 2 për qind, një pikë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Raporti thekson se autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024; nga 0.3 për qind e PBB-së, parashikohet që teprica të shkojë në 0.5 për qind e PBB-së, ndërsa buxheti i vitit 2025 synon një bilanc parësor zero, ndërkohë që të ardhurat vlerësohet se janë në rrugën e duhur, falë koniunkturës së favorshme dhe vonesave në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale. FMN vlerëson se borxhi publik vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme, dhe nga parashikimi prej afro 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029. Raporti vlerëson se dobësitë sistemike janë të pranishme në sistemin financiar, ndërsa sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar. FMN rendit si burime rreziku për ekonominë ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe bankave, zgjerimin e shpejtë të kreditimit nga bankat për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka shënuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë.

Video

Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Teheranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen. Arabia Saudite njofton se ka interceptuar raketa balistike të drejtuara drejt Riadit, duke rritur shqetësimet për përhapjen e konfliktit në rajon. Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën e energjisë dhe ujit në vendet e Gjirit nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme ndaj rrjetit të tij elektrik. Kërcënimi vjen pasi rajoni varet në masë të madhe nga desalinizimi për furnizimin me ujë të pijshëm. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një afat deri të hënën në mbrëmje, duke paralajmëruar se SHBA mund të godasë centralet energjetike iraniane nëse Teherani nuk rihap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve. Ndërkohë, Teherani ka deklaruar se ngushtica mbetet e hapur për të gjithë, përveç “armiqve”.

Një avion i Air Canada u përplas me një mjet zjarrfikës në pistën e aeroportit LaGuardia në Nju Jork rreth orës 23:40 të së dielës. Mjeti i zjarrfikësve po i përgjigjej një incidenti tjetër kur ndodhi përplasja. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për të lënduar, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të avionit. Pas incidentit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ndaloi fluturimet dhe aeroporti pritet të qëndrojë i mbyllur deri në orën 14:00 të së hënës për hetime.

Policia dhe protestuesit shkëmbyen sot gaz lotsjellës dhe fishekzjarrë e molotovë në protestën e 6-të kombëtare të opozitës.

Rama po përjeton tmerrin e ajatollave të Iranit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme