Sociale 28 January 2025, 09:57 Nga VNA

Bllokime rrugësh në Tiranë për homazhet në nder të kryepeshkopit Anastas Janullatos

Ndaje në Whatsapp
Bllokime rrugësh në Tiranë për homazhet në nder të

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e posaçme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të mbahen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Për këtë qëllim, disa akse rrugore në kryeqytet do të jenë të bllokuara nga ora 15:00 e datës 28 janar deri në orën 14:00 të datës 30 janar 2025.

Segmentet e bllokuara janë:

• Rruga “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve do të bëhet përmes Rrugës së Barrikadave, bulevardit “Zogu i Parë”, rrugës “Mine Peza” dhe Rrugës së Kavajës.

• Rruga e Kavajës, nga kryqëzimi me Rrugën e Bogdanëve deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”.

• Rruga “Ded Gjo Luli” do të ketë bllokime të pjesshme, me devijim përmes Rrugës së Selvisë.

• Dalja nga rruga “Myslym Shyri” do të devijohet në drejtim të bulevardit “Gjergj Fishta”.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme