Kronika 23 April 2025, 13:57 Nga VNA

Afera "5D"/ SPAK shpall pretencën për vartësit e Veliajt – asnjëri nuk përfundon në burg

Ndaje në Whatsapp
Afera "5D"/ SPAK shpall pretencën për vartësit e

Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për të pandehurit e fraksionit të dytë të dosjes së njohur si "5D". Për Deborah Keçin, ish-drejtore e klubit sportiv “Tirana”, është kërkuar një vit burg për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Megjithatë, edhe nëse shpallet fajtore, ajo nuk do të shkojë në burg, pasi SPAK ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në provë për një periudhë 2-vjeçare. Si dënim plotësues, ajo humb të drejtën për të ushtruar funksione publike.

Për të pandehurit e tjerë – Teuta Guri, Reinaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj – është kërkuar nga 9 muaj burg secilit, por edhe në këto raste u kërkua pezullimi i dënimit dhe vendosja në provë për 2 vite. Ata gjithashtu humbasin të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Të pandehurit akuzohen për favorizimin e kompanisë “5D Konstruksion” në tendera, duke e shpallur fituese në mënyrë të paracaktuar. Sipas SPAK, kompania “5D” zotërohet në mënyrë të tërthortë nga ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët po gjykohen për korrupsion dhe pastrim parash. Në të njëjtën dosje janë të përfshirë edhe ish-vartës të tjerë të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Aktakuza e SPAK për Deborah Keçin

Nga hetimet rezulton se shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k., e zotëruar në mënyrë indirekte nga Redi Molla dhe Mariglen Qato – ish-drejtues në institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë – ka përfituar kontrata publike në kundërshtim me rregullat e prokurimit, nga autoritetet “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Në mënyrë specifike, është provuar se e pandehura Deborah Keçi, në cilësinë e titullares së “Klubit Sportiv Tirana”, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave – Teuta Guri, Jetjon Meraj dhe Reinaldo Gjerazi – i ka krijuar kompanisë “5D Konstruksion” avantazhe dhe privilegje të padrejta në tenderin për rikonstruksionin e palestrës së mundjes, zhvilluar më 9 dhjetor 2020.

Gjithashtu, është dokumentuar se Keçi është dakordësuar paraprakisht me përfaqësues të operatorit “V.A.S Konstruksion” për ta shpallur fitues të tenderit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, përpara se procedura të shpallej zyrtarisht.

Anëtarët e komisionit nuk kanë përmbushur detyrën e tyre ligjore për vlerësimin e ofertave, duke shpallur fitues në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin “5D Konstruksion”, që ishte i paracaktuar për fitore nga Keçi.

Video

14 shtator 1998. Ceremonia mortore e Azem Hajdarit dhe ajo që ndodhi më pas… VideoCredits: FM Images Albania

Një avion privat që transportonte këngëtarin brazilian Rey Vaqueiro dhe pjesëtarë të ekipit të tij doli nga pista dhe u përfshi nga flakët gjatë uljes në Parelhas, në shtetin Rio Grande do Norte të Brazilit. Në bordin e avionit ndodheshin tetë persona, gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë arritën të largoheshin nga avioni pas aksidentit dhe u dërguan në spitalin e Parelhas për kontroll mjekësor. Autoritetet nuk raportuan të lënduar rëndë. Sipas zjarrfikësve, avioni doli përtej kufirit të pistës gjatë uljes dhe më pas u përfshi nga zjarri. Kur ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, dy turbinat ishin ende në flakë. Operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit dhe ftohjen e turbinave zgjati rreth pesë orë.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

Pedonalja ku gara humbi rrugës/ Skualifikohen ofertat më të lira, tenderi 100 mln lekë i Bashkisë Lezhë përfundon me një ofertues

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme